• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

KESH: Ja e vërteta e shitjes së energjisë në 29-30 Nëntor

by Java News
29/11/2017 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bazuar në vlerësimet metereologjike për periudhën në vijim, KESH beri te ditur sot se me qëllim uljen e shpejtë të nivelit të liqenit në HEC Koman për të mundësuar përpunimin e prurjeve anësore (që do të shmangte apo minimizonte shkarkimet pa prodhim të energjisë elektrike) është vlerësuar si domosdoshmëri rritja e prodhimit për datat 27-28.11.2017 në kapacitetin orar deri 450 MW për profilin 00:00- 24:00, dhe për datat 29-30.11.2017 në sasinë 7,650 MWh/dite ose kapacitetin orar 450 MW për profilin 06:00- 23:00, për të siguruar në këtë mënyrë mbajtjen në punë të agregatëve me fuqi maksimale në HEC Koman, e për rrjedhojë dhe në HEC V. Dejës, duke shfrytëzuar në mënyrë efektive prurjet e pritshme anësore në Koman dhe V. Dejës.

Me ritmet aktuale të prodhimit si dhe të parashikimit deri në fund të muajit Nëntor, niveli i liqenit ne HEC Koman do të rritet me rreth 3 cm/orë ose rreth 55 cm në ditë. Piku kulmor i reshjeve pritet të jetë në datë 30 Nëntor ku do të preken më shumë pellgjet e Valbonës, Shalës por dhe të Drinit të Zi dhe Drinit të Bardhë. Niveli në liqenin e HEC Koman parashikohet të arrijë në rreth 173.20 m mnd.

OSHEE ka të nënshkruara tashmë kontratat e blerjes së një pjese të enegjisë nga importi për muajin Nëntor dhe çdo ndryshim sasie apo anulim blerjeje do të pasohej nga penalitetet përkatëse financiare. Duke shtuar dhe faktin se prodhimi vendas i hidrocentraleve të vogla është rritur në mënyrë të shpejtë, KESH është i detyruar që të përpunojë prurjet anësore që derdhen në liqenin e Komanit.

KESH ka përgjegjësi mbajtjen e rezervës energjetike në rezervuarin e Fierzës në nivele optimale, ndjek në dinamikë dhe garanton sigurinë e operimit në të gjitha pjesët e kaskadës, të cilat në momente të caktuara detyrojnë përpunimin e prurjeve anësore që shoqërohen me rritje të prodhimit në terma afat shkurtër.

Për muajin Nëntor 2017, KESH ka konfirmuar furnizimin e OSHEE me sasinë prej 211,100 MËh nga të cilat 75,000 MWh nga prodhimi i HEC-eve të kaskadës dhe 136,100 MWh energji të siguruar nga importi me fondet e Bankës Botërore.

Më datë 27 Nëntor 2017, situata e përgjithshme hidroenergjitike paraqitet si vijon:

KESH ka programuar dhe nominuar për OSHEE sasinë prej 65,000 MWh nga prodhimi i vet ndërkohë që OSHEE ka arritur të tërheqë sasinë prej rreth 47,724 MWh.

Treguesit e kaskadës së Drinit më date. 27.11.2017 ora 12:00 paraqiten si më poshtë:
Niveli në liqenin e Fierzës është 268.14 m mnd dhe prurjet rreth 110 m³/sek;
Niveli në liqenin e Komanit është 172.94 m mnd prurjet rreth 115 m³/sek;
Niveli në liqenin e Vau Dejës është 73.95 m mnd dhe prurjet rreth 30 m³/sek.

Situata meteorologjike në bazenin ujëmbledhës të HEC-eve te kaskadës së Drinit, bazuar njoftimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe modelimin numerik për parashikimin e motit të pregatitur nga Sektori i Monitorimit Hidrometeorologjik pranë Departamentit të Sigurisë së Digave në KESH, demostronte se do mbizotëronte kryesisht mot i vranët dhe reshje intensive në ditë të veçanta si pasojë e kalimit të një serie frontesh atmosferike.

Bazuar në kushtet hidrometeorologjike deri më datë 2 Dhjetor, dhe në disponibilitetin e njësive prodhuese në HEC Koman (kur një njësi prodhimi prej 150MW është në rehabilitim), bëhet e domosdoshme përpunimi i prurjeve anësore në HEC Koman duke mbajtur në ngarkesë maksimale njësitë prodhuese disponibël në këtë HEC, e për rrjedhojë edhe në HEC Vau Dejës, gjë e cila çon në rritje të pashmangshme të prodhimit të energjisë elektrike. Ndërkohë, në hidrocentralin e Fierzës nuk do të ndryshojë regjimi i prodhimit me synim rritjen e rezervës energjetike.

Këto janë situatat (ndonëse për periudha të shkurtra disa ditore) kur KESH vendos të rrisë prodhimin e energjisë elektrike i kushtëzuar pasi në të kundërtën do duhet të shkarkonte ujë pa e përpunuar atë e rrjedhimisht pa siguruar asnjë të ardhur financiare. Nga operacioni i shitjes së energjisë për 29 Nëntor-30 Nëntor, KESH ka siguruar 1.2 milion Euro të ardhura të cilat do ti humbiste në rastin kur uji do të derdhej.

Bazuar në rregulloren e shkarkimit të plotave për periudhën Tetor-Prill niveli i liqenit në HEC Koman duhet të mbahet në kuotën jo më lart se 173.00 mmnd (niveli optimal). Gjithashtu, në rastet kur parashikohen prurje të mëdha në pellgun ujëmbledhës të liqenit në HEC Koman, KESH sh.a ndjek proceduren standarte të uljes së nivelit në Koman, përmes rritjes së prodhimit të energjisë elektrike në HEC Koman dhe HEC V. Dejës.
Duke konsideruar parashikimet për reshje intensive deri në 130 mm në ditë (për datën 30.11.2017), niveli i liqenit ne HEC Koman, referuar edhe rregullores së shkarkimit të plotave, duhet të ulet me ritme të shpejta drejt një niveli mjaftueshmërisht të sigurt për të përballuar prurjet e pritshme.

 

Next Post
Franca dhe Gjermania riatdhesojnë 218 shqiptarë që kërkuan azil

Franca dhe Gjermania riatdhesojnë 218 shqiptarë që kërkuan azil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In