John Kerry, Angela Merkel dhe Papa Françesku i janë drejtuar popullit shqiptar me mesazhe urimi me rastin e 25-vjetorit të përmbysjes së komunizmit.
Urimet e tyre janë përcjellë me video-mesazhe në konferencën “Shqipëria, 25 vite nga rënia e komunizmit”, organizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ku janë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, një nga protagonistët kryesorë të pluralizmit politik.