• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kerry: IS-i ka kryer gjenocid kundër të krishterëve dhe jazidëve

by Aalison Pearse Stevens
17/03/2016 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka deklaruar se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë kryer gjenocid kundër të krishterëve, jazidëve dhe grupeve të tjera religjioze dhe etnike, në hapësirat që janë nën kontroll të tyre.

Deklarata e sotme nuk pritet që të ketë efekt të menjëhershëm praktik për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër këtij grupi ekstremist, që ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara e udhëheqin një koalicion shumëkombësh, që ndërmerr sulme ajrore kundër caqeve të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak.

Në deklaratën e tij para reporterëve në Uashington, John Kerry theksoi se grupi militant, Shteti Islamik, vetë kishte pranuar se fushata e tij ka për qëllim zhdukjen e tërësishme të grupeve etnike.

“Qëllimi i paraqitjes sime sot para jush është të shpalli se sipas vlerësimit tim, Daesh është përgjegjës për gjenocid kundër grupeve në hapësirat nën kontrollin e tij, përfshirë jazidët, të krishterët dhe myslimanët shiitë. Daesh është gjenocidial me vetëdeklarim, për nga ideologjia dhe aksionet, në atë që thotë, në atë që beson dhe në atë që vepron”, tha John Kerry në Departamentin amerikan të shtetit në Uashignton.

Ai iu referua emrit arab (Daesh) për Shtetin Islamik.

Luftëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, e kanë marrë në shënjestër me ndëshkim të veçant popullatën jazidi në Irak, dhe Kombet e Bashkuara dhe hetuesit e pavarur, kanë mbledhur dëshmi se mijëra femra të grupit jazidi ishin detyruar të bëhen skllave seksuale.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, dje tha se shpallja se gjenocidi ose krimet kundër njerëzimit janë kryer në Irak ose çdokund tjetër “domosdoshmërisht nuk do të rezultonte me ndonjë obligim të veçant juridik për Shtetet e Bashkuara”.

 

Next Post

“3.000 banorë të Pustecit kanë votuar në Maqedoni”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In