Një nga metodat më të reja të eliminimit të njollave, të të çarave apo të akneve është ajo me kërmij.
Në metodë tjetër për të eliminuar përkohësisht këto shenja nga fytyra juaj është fondatina, kremi pudër, apo ndonjë pudër e presuar një ton më i errët se ngjyra e lëkurës suaj. Por edhe kjo fundit i bllokon aq shumë poret e fytyrës saqë e pengon atë të marrë ajër lirisht, duke bërë kështu që fytyra të duket më e lodhur dhe më pak e shëndetshme.
Edhe 2000 vjet më parë mendohet që kërmilli të jetë përdorur për të tilla qëllime. Sipas shënimeve të lëna nga Hipokrati, në ndër mjekët më të mirë të historisë së Mjekësisë, betimin e të cilit e bën çdo mjek sot nëpër botë,kërmijtë e grimcuar dhe të përzier me qumësht apo kos janë përdorur për të trajtuar inflamacionin e lëkurës. Ndërsa sot, mjekët kanë zbuluar se në Japoni dhe në Korenë e Jugut, aty ku më së shumti është e përhapur kjo metodë, kërmilli është trajtimi më i mirë i bukurisë që mund të ketë njeriu. Mendohet që kjo traditë është ruajtur gjithnjë në Japoni dhe në Korenë e Jugut për shkak se këto vende janë shumë afër me malin Fuji, një ndër vendet e listuara nga Trashëgimia Botërore e UNESCO-s.
Në përbërje të lëngut që lëshon një kërmill ka një përzierje magjike të proteinave të fuqishme, antioksidantëve dhe acideve që i duhen më shumë fytyrës. Është kjo përzierje që, sipas dermatologëve, ndihmon që lëkura të mbajë lagështirën që i duhet për të hequr lëkurën e vdekur dhe për të zbutur inflamacionin. Sunday Telegraph, ka publikuar së fundmi një intervistë me një menaxhere shitjeje në një sallon bukurie në Tokio. Ajo ka thënë për median britanike se një orë masazh me kërmij e bën lëkurën që të shërojë edhe qelizat thuajse të vdekura.









