• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkuan të ndalen sharlatanët në TV, Manjani shpërthen ndaj akademikëve: Ju dhj*sha shkencën! Ju jeni për psikiatër

by A R
19/02/2024 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Manjani ka reaguar ndaj një peticioni të një grupi intelektualësh, të cilët kërkojnë të mbrohet gjuha shqipe në television dhe të shmangen në emisione se ftuari dhe së promovuari personazhe sharlatanë.

Sipas Manjanit, ata që e kanë firmosur këtë peticion, në shumicë janë për vete sharlatanë, që e kanë vendin në psikiatri.

Reagimi i Manjanit

Lexova në rrjet një letër. Disa (bajagi boll ishin) intelektuale kërkojnë t’u mbyllet goja disa “sharlatanëve” që dalin në media e flasin për gjëra jo shkencore.

Dakord, sharlatanizmi në media, aq më tepër në shkolla duhet ndaluar.

Nuk e kuptova se për kë konkretisht e kishin llafin (huq i vjetër “intelektualësh” ky), por një pjesë e mirë e atyre intelektualëve që kanë nënshkruar atë letër janë po aq sharlatanë. Sharlatanë me shkencë po të doni.

Disa prej tyre argumentojnë “shkencërisht” se monizmi është më i mirë se pluralizmi; mbyllja e gojës së tjetrit është më eficente se debati publik mbi argumente; dënimi penal pa prova që po kriminalizon shoqërinë ka dalë nga xhehneti; emigracioni që po boshatis vendin është zgjidhja më e mirë shkencore e të ardhmes së Shqipërisë…. Të dhj*sha shkencën d.m.th!

Jo pak prej tyre që e kanë ves shkrimin e letrave pas shpine (shqipe të vërtetë protoindoeuropanë), spiunllëkun e quajnë “qytetari”.

Një pjesë tjetër, Akademinë e Shkencave e konsiderojnë të reformuar me vënien në krye të një “ustai politik”, gjithashtu në mënyrë shkencore.

Ata kanë hallin e gjuhës shqipe, ndërkohë që shkrirja “shkencore” e Institutit të Albanologjisë duhet të ketë qenë zgjidhje magjike, falë reformave të qeverisë!!!

Etj, etj, etj…

Por intelektual është fjalë e madhe, me thënë të drejtën. E kemi huq të abuzojmë me këtë fjalë. E kemi të lidhur me diplomën e shkollës së lartë. Por temë tjetër kjo.

Në përgjithësi, neveris cilindo që refuzon të japë kontribut në jetën publike dhe kërkon t’i mbyllë gojën të tjerëve. Kjo nuk do të thotë aspak se ata që flasin nuk janë sharlatanë, shpifës dhe zagarë.

Por kriteri bazë që e dallon një intelektual nga një jo intelektual është kontributi për shoqërinë.

Dhe shumë prej atyre në atë letër nuk e kalojnë këtë test. Madje them se e gjithë ajo listë me “intelektualë” nuk mbërrin as deri të llastiku i brekëve të Dua Lipës, fjala vjen.

Por kam një propozim jo intelektual, por real:

Ti lutemi Ministrisë së Shëndetit të hapë sa më shumë pavijone psikiatrie nëpër spitale.

Është vërtetë keq puna.

***

Hë se harrova, po tiktok-un ta mbyllim?

Mbase do kemi ndonjë letër tjetër për këtë gjë…

/a.r

Next Post
Iu sekuestruan drogë, armë dhe makina, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Iu sekuestruan drogë, armë dhe makina, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Comments 2

  1. Selma Breçani says:
    2 years ago

    …..dhe si gjithmonë, fshatari me shkollë, impotenti intelektual në rivalitet me qyteterimin, për modernizëm dhe karshillëk, përmend llastikun e brekëve të gjigandes D.L, ku ai, edhe në ëndrrën më të bukur, nuk do të arrinte në atë realitet ti afrohej atijë llastiku, duke i dalë jargë nga goja e tijë – vrimë anale, çmënduritë psiko-patollogjike, për të goditur elitën e këtijë vëndi, ku ai nuk mundi kurrë të afrohej, paçka se u pompua nga politika si riosh kokë bosh.

    Reply
  2. Leka says:
    2 years ago

    Kush je ti mer lango burre qe sulmon akademiket shqiptar? Ti je palaco politikan qe nuk e di se si te ftojne ne ekrane.Je politikan i deshtuar dhe pa edukate . Perball punes se tyre titanike per shkencen shqiptare fjalet e tua jane nje flluske sapuni dhe prandaj te urrejne shumica e shqitareve se je nje moster ekranesh dhe te shkajton alergji

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(EMRAT)Sherr për një monopatinë/ Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, në pranga autori!

I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim, vihet në pranga 36-vjeçari

December 7, 2025
Horror në Gaza! Raketa izraelite godet gratë dhe fëmijët, dhjetëra viktima

“Jemi në një moment kritik”, Katari: Nuk ka paqe në Gaza, Izraeli të largojë ushtrinë

December 7, 2025
Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

December 7, 2025
“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

December 7, 2025
“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

December 7, 2025
Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

December 7, 2025
Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

December 7, 2025
Pesë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

December 7, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Drejtorët e ARRSH dhe KESH nën arrest shtëpie”, Rama: Nuk emërojmë dot të tjerë se Balluku është e pezulluar

December 7, 2025
Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In