Një person i dyshuar si pedofil i akuzuar për planifikim seksi tresh me një grua dhe vajzën e saj 12- vjeçare, u vu në prangat e policisë amerikane.
Ishte pikërisht gruaja e shënjestruar prej tij, e cila rezultoi një agjente e infiltruar, ajo që denoncoi Michael Willins, 38 vjeç nga Arkansas, duke ndërprerë fantazitë e tij seksuale.
Ai u arrestua nga policia gjatë javës së kaluar, ndërsa ju gjet me vete një lodër seksi dhe prezervativ. 38- vjeçari akuzohet se kishte publikuar një njoftim online, ku thoshte se ishte në kërkim të një “femre pa tabu” e cila duhet të ishte në gjendje të bënte “gjëra të ndaluara”.
Agjentja e policisë siç raporton noa.al, u shtir si një grua 33- vjeçare e cila kishte një vajzë 12 vjeçe, duke nisur të chatojë me të. Gjatë bisedave Willins, kishte përshkruar me detaje se çfarë donte të praktikonte gjatë pozicioneve seksuale. Policia e ndaloi teksa ishte drejtuar për në Tennessee ku kishte lënë takim me gruan dhe vajzën e saj.
Gjatë momentit të arrestimit ai tha se gjithçka ishte shaka dhe se nuk kishte shkuar asnjëherë me ndonjë të mitur. Pas arrestimit ai u vu nën akuzë edhe për përdhunimin e një vajze 14 vjeçe, ndërsa ndaj tij vijojnë ende hetimet./noa/a.k