• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkon faljen e mëkateve?! Ilir Meta “novator”, bën një edhe Kuranin me Biblën: Duhet të pajtohemi me Zotin

by Java News
24/05/2022 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Olir Meta e ka përdorur Presidencën këtë të martë, për përurimin e një libri me titullin “Kuran – me referenca nga Bibla: Një kuptim bashkëkohor”, i autorëve amerikanë Dr. Safi Kaskasi dhe Dr. David Hungerford.

Meta mbajti dhe një fjalim, duke thënë se ky libër na tregon se duhet të bashkohemi me Zotin, me sa duket ne perpjekje per faljen e mekateve qe nuk jane te pakta, sepaku referuar akuzave te Sali Berishes ndaj tij.

“Jam i lumtur që jemi sot, së bashku, në promovimin e librit ‘Kurani – me referenca nga Bibla”, të autorëve Dr. Safi Kaskas dhe Dr. David Hungerford, që vjen tashmë edhe në gjuhën shqipe për lexuesit e vendit tonë. Që në titullin e librit, dallojmë mesazhin e harmonisë dhe të afrimit të dy librave të shenjtë, Kuranit dhe Biblës, të cilat siç tregohet, kanë qëllim kryesor të përbashkët pajtimin e njerëzve me fjalën e Zotit. Synimi i librit është të bashkojë edhe më shumë njerëzit me përkatësi të ndryshme fetare, duke treguar se ajo që i bashkon besimet është më e madhe dhe më e fortë se ajo që i dallon, dhe fuqia që e bashkon njerëzimin, pra Zoti, krijon harmoni dhe jo ndasi. Nën këtë frymë, ky libër ndihmon në ndërtimin e urave të mirëkuptimit, të tolerancës dhe harmonisë së besimeve të ndryshme, duke hedhur dritë mbi të vërtetat epokale që përmbajnë Kurani dhe Bibla, dhe duke nxitur lexuesit t’i duan njerëzit e të shmangin radikalizmat.

Ky libër të shtyn të ndjekësh ‘rrugën e drejtë’ të pajtimit të njeriut me Zotin. Jo vetëm titulli dhe përmbajtja, por edhe vetë autorët e këtij libri shërbejnë si një simbol bashkimi dhe harmonie. ‘Kurani me referenca nga Bibla’ është fryt i një pune të madhe disavjeçare të dy profesionistëve të shquar: doktor Safi Kaskas, një mysliman nga Lindja e Mesme dhe të ndjerit doktor David Hungerford, një kirurg ortoped, një i krishterë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dokotor Kaskas lindi në Bejrut gjatë Luftës së Dytë Botërore e u rrit duke përjetuar si momente paqja midis myslimanëve dhe të krishterëve ashtu edhe periudha konfliktesh të përgjakshme midis tyre, përvoja të cilat e formuan doktor Kaskas të bëhej një figurë e shquar në pajtimin e njerëzve me kultura dhe prejardhje të ndryshme fetare.

Nga ana tjetër, bashkautori i këtij libri, i ndjeri doktor Hungerford nuk kishte takuar kurrë më parë një mysliman, derisa nisi të studionte mjekësi. Dhe teksa shërbeu për 41 vjet në Universitetit Johns Hopkins si kirurg ortoped, përmes Fondacionit të tij ‘Pema e Jetës’, ai zhvilloi një veprimtari të gjerë humanitare, në shumë vende me shumicë myslimane. Me prejardhje krejt të ndryshme, të dy autorët kanë shpalosur kontributin e tyre të përbashkët falë kombinimit të kulturave, përvojave dhe traditave të ndryshme fetare.

Libri ‘Kurani me referenca nga Bibla’, ofron jo vetëm një përkthim të ri të Kuranit, por ai shoqërohet me referenca të gjera biblike, që arrijnë deri në 3 mijë prej tyre, duke ndihmuar kështu në përmbushjen e qëllimit që ka për të nxitur harmoni fetare. Ai qartëson keqkuptimet apo keqpërdorimet e vargjeve të Kuranit, duke ndërgjegjësuar të krishterët dhe myslimanët, për ngjashmëritë e shumta e të përbashkëta, që ekzistojnë në Kuran dhe në Bibël. Ky libër shërben si një reflektim, si për akademikët, ashtu edhe për kureshtarët, pavarësisht nga niveli arsimor, mosha, përvoja jetësore apo tradita e tyre fetare.

I ardhur tashmë në gjuhën shqipe, libri është një vlerë më shumë në fushën e letrave dhe studimeve në vendin tonë. Ky libër, jam i bindur se do mirëpritet dhe kuptohet fare mirë nga lexuesit shqiptarë, pasi vendi ynë është shembull në mbarë botën, i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare.

Harmonia jonë ndërfetare është arritur edhe fal udhëheqësve tonë të gjitha besimeve fetare në vendin tonë, të cilët i kanë interpretuar dhe predikuar shkrimet e shenjta në kuptimin e tyre fillestar e të vërtet, duke përçuar mesazhin e tyre të shenjtë, që është: Dashuria për Zotin dhe njëri-tjetrin, Paqja dhe Harmonia. Ky është edhe mesazhi i librit ‘Kurani me referenca nga Bibla’, në të cilin lexuesi dëshmon harmoninë midis librave të shenjtë, dhe dobinë e tyre për paqen dhe pajtimin, për bashkimin dhe afrimin me njëri-tjetrin, për ta bërë individin pra njeriun më të mirë, dhe të gjithë shoqërinë më të moralshme, më të bashkuar dhe më tolerante”, tha Ilir Meta./m.j

Next Post
Arrestohet Presidenti, akuzohet se përvetësoi 700 mijë euro

Arrestohet Presidenti, akuzohet se përvetësoi 700 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In