Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, Xheladin Krasniqi, i cili kërkonte që homoseksualëve dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit LGBTI t’iu hiqet koka, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Krasniqit, i cili punon në Zyrën e Arkivit në MD, i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Lidhur me rastin e kërcënimit ndaj LGBT, pas veprimeve policore me aktvendim te prokurorit kompetent, një personi të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. PK vazhdon me hetimet policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
/a.meta