• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

by A R
25/02/2026 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paro Laçi ish presidenti i Klubit Partizani, në një lidhje nga Milano për emisionin “Real Story” në ABC News, foli për dosjen “Partizani”.

Gjatë intervistës së tij, ai renditi disa nga situata që kanë përfshirë vendin ndër vite, ndërsa e akuzon Berishën se paguan për të rritur imazhin e tij.

“Berisha të vetmin kundërshtar që kishte dikur ishte Ilir Meta ka dashur ta vrasë në Bruksel e kemi cekur edhe herë tjetër. Para të se të vinte në pushtet në 2005, Berisha është njeri që i paguan mediat, kanali nga gjermania, janë paguar… Janë paguar 7 mln e 500 mijë euro për të dalë në kanal të Francës para se të ishte në pushtet, për të rritur imazhin e tij”, tha ai.

Gjithashtu Paro Laçi e akuzon kreun e PD për vëllavrasje, ndërsa rikujton ngjarjet e ’97.

“Berisha nuk mund të paguajë çdo gjë, por nuk mund të paguajë njollën dhe turpin që i ka bërë Shqipërisë. Në ’97 bëri një vëllavrasje të mirëfilltë mes shqiptarëve. Jam pjesë e asaj strukture, Gard e Republikës, i di shumë mirë urdhrat që ka dhënë Berisha. Mos të kishin ikur ato gjuajtësit, avionët reaktivë që do bombardonin në Vlorë, do ishin hedhur bomba me thasë në Vlorë. Urdhri i Berishës vetë është dhënë, kam qenë pjesë aktive e këtyre terrorëve që Berisha i ka bërë terror popullit shqiptar…Jam penduar që e kam bërë atë veprim. Atë veprim e kam bërë me atë brumosje që isha, ishte një luftë e madhe veri-jug. Ishte një luftë që na thoshte po lufton komunizmin, por paska qenë super komunist. Berisha ka bërë vëllavrasje ka dhënë urdhër për të vrarë, një ndër ta jam unë që kanë dhënë urdhër për të vrarë. Sepse nuk ka pasur me i vënë pistoletën në kokë Neritan Cekës, ditën për diell, nuk e kam bo natën. Është shumë e rëndësishme të ketë drejtësi. Por në shumë vende ku nuk është vënë drejtësia ka edhe vetëgjyqësi. Sali Berisha, e di shumë mirë, Shqipëria e shqiptarët e dinë shumë mirë kush është ai. Nëse drejtësia nuk do vendosë drejtësi, do bëj burg për diçka tjetër. Por unë mendoj që procesi i Partizanit do të marrë rrugën e duhur dhe është me rëndësi që të shpërblehen të gjithë të dëmtuarit. Mua më është bërë presion. Kanë zhdukur dokumentacionin… Dokumentacionet janë në Romë, po të dojë SPAK i merr. Familjarët e Xhim Begejës, janë shpronësuar me monedha ari. Por aty janë shumë njerëz që duhet të arrestohen. Më ka përndjekur Interpoli me emrin e Dritan Berishës. Dritan Berisha është djali i vëllait të Sali Berishës. Çështja Partizani po të mos kisha ngulur këmbë unë dhe po të isha korruptuar do të isha edhe unë…Por nga ky proces penal unë jam dëmtuar personalisht”, tha ndër të tjera ai.

Next Post
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

February 25, 2026
Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

February 25, 2026
Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

February 25, 2026
Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

February 25, 2026
Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

February 25, 2026
Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

February 25, 2026
Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In