• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkohet vetting për avokatët, Vishaj: 3 mijë mbrojtës ligjorë kanë qenë të dënuar ose të lidhur me krimin

by A R
17/06/2024 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blerina Cene 

Rreth tre mijë avokatë janë bërë palë me krimin ose janë përfshirë direkt në kryerjen e një vepre penale. Ky është pretendimi i penalistit Saimir Vishaj, ndër të parët që ka propozuar proces vetting-u brenda radhëve të avokatisë, e që tashmë është bërë fakt edhe nga Dhoma Kombëtare.

“Në radhët tona kanë penetruar avokatë, të cilët janë dënuar për trafik droge, për vrasje, si në Shqipëri, po sidomos në Itali, Belgjikë, të cilët janë pajisur me licenca avokatie. Ne dikur i kemi pasur klientë, sot i kemi avokatë dhe na duhet një vetting në radhët tona. Ka ardhur momenti që licencën e avokatit të mos e ketë kushdo. Si numër avokatët janë rreth 15 mijë, ndërkohë që realisht janë 2 apo 3 mijë veta, që duhen të shikohen nëse kanë numër NIPT-i apo jo, se mund të jenë duke punuar në të zezë”, tha Vishaj.  

Vishaj thotë se profesioni i mbrojtësit ligjor është përlyer nga avokatë që dikur janë dënuar.

“Nuk mundemi ne të ulemi në bankën e të akuzuarve si kolegë me këta avokatë, të cilët kanë qenë mbrapa hekurave ose të dënuar. Kjo i sjell një dëm të rëndë sistemit të drejtësisë dhe një hije të shëmtuar imazhit të avokatisë. Mua më vjen turp kur shkëmbehem në sallat e gjyqeve me këta avokatë, të cilët dihen publikisht se kush janë, dihen publikisht se kush janë, por deri tani nuk merret asnjë masë. Është shumë e rëndë të kesh në krah, sidomos në çështje me të bashkëpandehur, çështje pronësie, të cilët na kanë fëlliqur emrin duke na quajtur sekserë përballë gjykatës, sepse ai që është mësuar me vrasje, me gjobëvënie e të tjerë, ai prevalon…”, deklaroi avokati.

Se si do funksionojë vetting-u e cilat vepra penale do të shërbëjnë si shkak për djegien e licencës, Vishaj përgjigjet: Nga ana e kryetarit të dhomës së avokatëve të Shqipërisë, u ngrit një grup pune nga ana e kryetarëve të Dhomës Vendore, të cilët me anë të një platforme, do të verifikojnë dhe do të kenë të gjitha mundësitë, që të gjithë pretendimet nga këta avokatë që janë dënuar për korrupsion, për vrasje, për vjedhje, vepra penale të rënda që ligji i përjashton, do t’u hiqet licenca nga ana e avokatëve të Shqipërisë. Aktualisht të gjithë kryetarët e dhomës vendore janë pjesë e kësaj strukture, e janë ata që do të merren me koordinimin e këshillit të dhomës së avokatisë dhe verifikimit të të gjitha kushteve që kemi ngritur, deri në krijimin e të statusi të veçantë të një avokati.

Për ta kryer vetting-un grupi i punës do të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, në mënyrë që të verifikohet çdonjëri nga avokatët me të shkuar të errët kriminale./vizionplus

Next Post
4 ndryshimet e mundshme në formacionin e Kombëtares, të rejat që priten ndaj Kroacisë

4 ndryshimet e mundshme në formacionin e Kombëtares, të rejat që priten ndaj Kroacisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In