• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkohet rihapje hetimi për anëtaren e KLP

by Java News
14/02/2019 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Antoneta Sevdari, u përball dje me Shkallën e Dytë të vetingut, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërsa Komisioneri Publik kërkoi rihapjen e hetimit për të.

Kujtojmë se Sevdari kaloi pa probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por ndryshe vlerësoi Komisioneri, sipas të cilit vendimi i Shkallës së Parë është marrë pa u bërë fillimisht një hetim i thelluar të paktën në dy kritere. Ndërkohë, gjatë seancës së djeshme, drejtuesi i trupit gjykues të KPA-së bëri të ditur se për prokuroren është bërë një denoncim i ri në datën 5 shkurt nga një shtetas i quajtur Aleksandër Marku.

PRETENDIMET E KOMISIONERIT

Së pari, Komisioneri Publik u shpreh se referuar hetimit për një shtëpi banimi konstatohet se për burimin e ligjshëm të të ardhurave, të deklaruara nga emigracioni i bashkëshortit gjatë viteve 1997-2004, Komisioni ka administruar vetëm tri dokumente të lëshuara nga Instituti Grek i Sigurimeve Shoqërore, të cilat vërtetojnë blerje pullash sigurimi shoqëror për muajt korrik, gusht dhe shtator të vitit 1998. Këto dokumente nuk provojnë nëse ato lidhen me punësimin e bashkëshortit.

sevdari-780×405-1Gjithashtu, ato figurojnë vetëm për një periudhë tremujore punësimi dhe jo për periudhën trevjeçare të deklaruar nga subjekti. Pra, duke mos hetuar dhe disponuar dokumente ligjore për pjesën tjetër të të ardhurave. Ndërkohë, nga analiza financiare dhe verifikimi i të ardhurave të ligjshme të prokurores dhe bashkëshortit, Komisioneri Publik konstaton se për periudhën 2000- 2003, në të cilën Sevdari ka deklaruar se ka qarkulluar 3.000.000 lekë, për krijimin e 1/3 të banesës dhe 3.000 deri në 4.000 euro për mobilim, të ardhurat e ligjshme nuk i mbulojnë këto shpenzime të deklaruara.

“Të ardhurat e ligjshme në këtë periudhë, vërtetuar me dokumentacion ligjor provues rezultojnë në shumën 1.869.447 lekë”, tha Komisioneri. Në lidhje me kriterin e pasurisë, Komisioneri Publik konstaton se, megjithëse për subjektin janë depozituar 10 denoncime, hetimi i Komisionit për disa prej tyre ka munguar plotësisht. Në disa raste, pretendimet e denoncuesve paraqesin rrethana, të cilat referojnë se prokurorja shfaq mangësi në kriterin e aftësive profesionale, shkak i cili duhej të detyronte Komisionin të hetonte dhe vlerësonte më tej.

/a.meta

Next Post
Skenari i PD, Bozdo: Protesta jo e zakonshme, mund të ketë sërish çadër

Skenari i PD, Bozdo: Protesta jo e zakonshme, mund të ketë sërish çadër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In