• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkohet një opozitë!

by Dritan Hila
10/01/2022 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Ngjarjet e së shtunës i vunë kapakun karrierave politike të palëve. Skenat që përjetuam ishin tej përfytyrimit të njerëzve normalë në një vend normal. Sulmi i një pjese të militantëve mbi godinën e selisë, rrahja e kundërshtarëve, beteja e stilit mesjetar në mes të Tiranës së shekullit të 21, me siguri do të habisë pasardhësit tanë.

Nisur nga zhvillimet e 8 janarit, është e kotë të diskutosh zgjedhjet e 25 prillit. Ka qenë një shpëtim që Edi Rama nuk humbi. Përballë kësaj partie parapolitike dhe njerëzve që ende në vitin 2022 nuk kanë konceptin e garës dhe të institucioneve, marrja e pushtetit nga PD dhe aleatët e saj do të ishte një kthim mbrapa. E kanë inat apo e urrejnë; është autokrat apo kaq di, të paktën Rama i ka aq tru në kokë sa mos t’i vërë dinamitin shtëpisë së tij dhe ofrojë perëndimit skena tribale të ngjashme me Afrikën e Zezë.

Kurse nga pala tjetër kemi një Berishë që i vuri kapak karrierës së tij. Nuk ishte në gjendje që edhe në moshën 78 vjeç, të fitonte mençurinë apo urtësinë e një plaku. E pamë të drejtonte skuadronet e sulmit. Kjo tregon që jo vetëm nuk ka ndryshuar por ka mbetur edhe pa kaporalë. Tashmë nuk ka kohë të riparojë asgjë. Kush i shkon pas me shpresë se do të rrëzojë Bashën dhe pastaj ata do të rrëzojnë Berishën, e pakta është naiv.

Kurse krahu i Bashës ra në nivelin e Berishës. Në vend që ta përballonte politikisht qysh se filloi kjo betejë, u mjaftua të strukej dhe më shumë sesa përballjes ideore, i besoi shulave dhe drynave. Më kurajë pati Roland Bejko në një ditë që u fut mes sulmuesve sesa gjithë stafi i PD zyrtare në katër muaj që po zhvillohet përleshja. Përveçse shmangu një fushatë takimesh me bazën e partisë ku të shpjegonte vendimet e tij, Basha nuk mund të vinte afër shqiptarëve vetëm nëpërmjet studiove televizive me njerëz që u çojnë nervat me zërin si pipëz apo me rekuizitë filmash japonezë të viteve ‘60-të.

Katër muaj ishin të mjaftueshëm për të parë që asnjëra palë nuk di të japë shpresë pas tetë vitesh opozitë. PD tregoi se në tetë vite opozitë jo vetëm që nuk diti të modernizohej por përkundrazi ka mbetur me të njëjtat figura që humbi në 2013-ën dhe me mendim politik të bunkerizuar dhe atrofizuar. Jo vetëm që nuk thithi elementë të rinj apo t’i hapë rrugë modernes por u tha, u rrudh dhe u vyshk. Vështirë se pas kësaj që ndodhi dhe me këta drejtues që janë në secilin grupim, elektorati i elaboruar i PD, ai që vërtet është properëndimor, shikon veten.

Ajo PD që kemi njohur, që ka fituar zgjedhjet, që mund të vijë në pushtet, ka vdekur. Ajo do të shpërndahet në një grup dhune të udhëhequr nga Berisha, një grup aparatçikësh të Bashës dhe një pjesë e cila do kërkojë një pol të ri ku të identifikohet. Këtë natyrisht nuk do ta bëjnë dot individë që i shohim të mbijnë gjashtë muaj para zgjedhjeve me sponsorizimin e ujqve të vjetër, por personazhe që i thonë diçka jetës publike dhe të palidhur me kënetën ku ka përfunduar PD dhe që dinë të prekin nervin e njerëzve të dëshpëruar dhe nuk e gjejnë veten në formacionet aktuale. Nuk ka edhe shumë kohë, përndryshe mos na duket çudi që opozita shqiptare të përfundojë në numra njëshifrorë siç ka ndodhur në Hungari apo Poloni, për mos shkuar më larg. Madje në një vend si Shqipëria, me traditë rudimentare shumëpartiake ka më tepër mundësi të ndodhë kjo.

Next Post
FOTO/ Dy ditë pas protestës së dhunshme të Berishës, nis pastrimi i selisë së PD-së

FOTO/ Dy ditë pas protestës së dhunshme të Berishës, nis pastrimi i selisë së PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In