• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkohet në Greqi për vrasjen e adoleshentit, mediat e shtetit fqinj: 20-vjeçari iku në Shqipëri

by A R
06/02/2022 10:25
Foto e 20-vjeçarit të dyshuar e publikuar nga televizioni grek MEGA

Foto e 20-vjeçarit të dyshuar e publikuar nga televizioni grek MEGA

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 20-vjeçar shqiptar, i cili është person i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit grek Alkis në Selanik më 1 Shkurt, është arratisur nga Greqia.

Ai dyshohet se është bashkëpunëtori i 23-vjeçarit shqiptar, ky i fundit i arrestuar tashmë nga autoritetet greke.

Ata goditën me mjete prerëse 19-vjeçarin, një tifoz i skuadrës Aris në Selanik. Ndërsa dy shqiptarët dhe bashkëpunëtorët e tyre të tjerë, grekë e shqiptarë, konsiderohen dhe njihen në Greqi si pjesë e tifozërive huligane.

Sipas mediave të Athinës, 20-vjeçari shqiptar me iniciale D.R. është arratisur drejt Shqipërisë që më datë 2 Shkurt. Televizioni “Mega” raporton se i riu u largua nga Greqia një ditë pas sulmit ndaj 19-vjeçarit Alkis, i cili mbeti i vdekur.

Sipas të dhënave, 20-vjeçari kaloi kufirin greko-shqiptar me makinë rreth orës 23:45 të datës 2 Shkurt. Deri në atë moment, ndaj tij nuk ishte lëshuar asnjë urdhër-arresti nga autoritetet greke. Për momentin nuk dihet asgjë rreth vendndodhjes së tij.

Dy të rinjtë nga Shqipëria, 20-vjeçari dhe 23-vjeçari, janë tifozë të skuadrës së PAOK në Greqi dhe pjesë e grupeve huligane.

Të dy njihen nga policia e Selanikut, pasi edhe në vitin 2019 kanë qenë të përfshirë në një ngjarje të ngjashme, kur sulmuan dhe plagosën me thika dy persona të cilët janë miqtë e Alkis, 19-vjeçarit që u vra në fillim të Shkurtit 2022.

Ndërkohë, 23-vjeçari shqiptar që është i arrestuar nuk e pranon vrasjen dhe nuk pranon të bashkëpunojë për të treguar bashkëpunëtorët e tjerë. Megjithatë, policia greke e konsideron atë vrasës të dyshuar në bazë të disa pamjeve të sigurisë, të cilat janë publikuar edhe në media.

/a.r

Next Post
Zjarr në një market te ‘Myslim Shyri’ në Tiranë

Zjarr në një market te ‘Myslim Shyri’ në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In