Partia Socialiste nuk do të jetë avokatja e askujt që përballet me drejtësinë edhe pse ëhstë nga radhët e saj.
Taulant Balla tha se kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos do të shqyrtohet nesër në orën 18.00 nga këshilli i mandateve.
“PS e tha që nuk do të jetë asnjëherë zyrë avokatore për askënd brenda saj që vendoset në përballje me drejtësinë, në interesin tuaj sapo kryetarja e kuvendit ka thirrur nesër në 18:00 të këshillit për mandate që është institucioni që vihet në dije nga kryetari i kuvendit, është vënë në dijeni dhe bllako dhe në këtë këndvështrim procedura do të vijojë pa asnjë vonesë në funksion të drejtësisë. Për ne është shumë rëndësishme që drejtësia të bëjë punën e saj.Kam komunikuar edhe me kryetarin e Kuvendit për ecjen sa më shpejt të procedurave parlamentare. Nuk ka asnjë vonesë, gjithçka do ecë sipas procedurave të përcaktuara nga Kuvendi. Asnjë vonesë dhe asnjë pengesë për të çuar përpara një arritje që Shqipëria e ka të pakontestueshme, Reforma në Drejtësi që po jep rezultate”, tha Balla.
/b.h











