• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkohet 5 vite burg për italianen që vrau tragjikisht me makinë dy shqiptarët/ Protestojnë familjarët

by Java News
09/10/2020 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo goditi dhe vrau dy shqiptarë 20-vjeçarë, Ergi Skenderi dhe Xhulio Kaja, para diskotekës së fshatit natën e 30 qershorit 2019.

Sot, prokuroria kërkoi një dënim prej pesë vjet burg për vrasje në rrugë.

Gjatë leximit të pretencës, nëna e njërit prej viktimave protestoi fillimisht dhe më pas u sëmurë në gjykatë duke bërë që të thirrej emergjenca.

Familjarët e dy miqve të vdekur tragjikisht e konsideruan dënimin të padrejtë dhe kishte disa momente tensioni shoqëruar me thirrjet: “Turp! Kjo nuk është drejtësi“.

Në sallën e gjyqit, gjyqtari hetues Luca Milani pranoi ujdinë për pranimin e fajësisë ndërmjet prokurores Daniela Di Girolamo dhe dhe avokatit mbrojtës.

Palët civile paraqitën kërkesë, por xhaxhai dhe dy kushërinj besojnë se ndëshkimit pas pranimit të fajësisë nga ana e autorit, nuk është në përpjesëtim me realitetin dhe faktet, veçanërisht duke marrë parasysh se dy 20-vjeçarët vdiqën.

Për më tepër, palët civile kanë marrë vetëm kompensim të pjesshëm, komentuan avokatët Giovanna Cavaciuti dhe Elena Concarotti, të cilët respektivisht ndihmuan xhaxhain dhe dy kushërinjtë e Kajës në procesin gjyqësor. Avokati Sergio Cortimiglia, nga ana tjetër, mbrojti prindërit dhe një vëlla, gjithashtu të të ndjerit Kaja.

Një pjesë tjetër e familjes pranoi dëmshpërblimin e propozuar nga sigurimi, ndërsa familjarët e pranishëm në gjykatë morën kompensim të pjesshëm.

“Dënimi prej pesë vjetësh – tha Margarit, një kushëri – për vdekjen e dy djemve nuk është i drejtë. Ajo tani po vazhdon jetën e saj, ne jo”.

Irina Vetere, e cila është në arrest shtëpie në një komunitet – po shkonte në shtëpi me makinë atë natë në gjendje të dehur, duke përplasur dy shqiptarët buzë autostradës. Ata sapo kishin lënë diskotekën, bashkë me djem të tjerë natën vonë.

Shumë polemika janë ngritur për kushtet, në atë pikë, të rrugës shtetërore: mungesa e vendkalimit për këmbësorë dhe ndriçimi i pamjaftueshëm.

Pas përplasjes, të rinjtë gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa gruaja humbi kontrollin duke arritur të ndalonte rreth dyqind metra më vonë në një fushë

Në vend, trupat ishin lënë në rrugë për orë të tëra deri rreth orës 7.30 të mëngjesit. Prindërit, miqtë, kushërinjtë, vëllezërit ishin mbledhur gradualisht të dëshpëruar me pamjen e pabesueshme të të rinjve që kishin mbetur në vendin e aksidentit.

Vetere u dërgua në spital e tronditur dhe e plagosur lehtë. Më pas, gruaja u arrestua për vrasje në rrugë dhe pas një periudhe burgu për të, u caktua arrest shtëpiak. /panorama

g.kosovari

Next Post
Drejtuesi i komunës përfundon në prangat e policisë bashkë me disa zyrtarë

Drejtuesi i komunës përfundon në prangat e policisë bashkë me disa zyrtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In