• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkohen alibi për humbjen e zgjedhjeve dhe garanci për fitoren e tenderit të zgjedhjeve

by Mero Baze
17/06/2020 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore janë tërhequr nga marrëveshja e nënshkruar rreth riformatimit të KQZ, duke kërkuar një KQZ me balancim politik me mandat 4 vjeçar, ndërkohë që marrëveshja parasheh një KQZ të riformatuar, me një kryetar dhe dy komisione të formuara sipas një formule personash të përzgjedhur sipas kritereve të OMN.

Tërheqja e Partisë Demokratike nga një prej pikave të marrëveshjes që ka nënshkruar vetë, është në të vërtetë prishje “de facto” e marrëveshjes, pasi neni i fundit i marrëveshjes, detyron Partinë Socialiste që ta votojë këtë marrëveshje në Parlament të pandryshuar.

Por përtej kësaj, argumentet e PD për prishjen e formulës së KQZ, për të cilën është rënë dakord në marrëveshje, janë një përpjekje për të pasur një alibi për humbjen e zgjdhjeve, më shumë se sa një lëvizje që synon garanci për fitoren e tyre.

Nëse KQZ do të duhet të balancohet politikisht, siç kërkon Paria Demokratike, nuk ka nevojë fare të ndryshohet Kodi Zgjedhor, pasi ne e kemi ligjin për KQZ. Mandatet e Klement Zgurit dhe Denar Bibës mbarojnë në dhjetor 2020 dhe në KQZ mbeten tre të zgjedhur nga PS dhe katër vende bosh. Kështu që nuk ka nevojë fare të merremi me një Kod të ri, nëse është fjala për balancim politik, pasi ashtu e kemi.

Nga këto 4 vende, njëri është posti i kryetarit. Atë mund ta zgjedhim me procedurën që ofrohet, ku shumica i çon opozitës katër emra, ajo eleminon dy emra dhe i fut në votim. Tre të tjerët zgjidhen me kodin aktual.

Pra është e qartë, që nëse do rrijmë tek balancimi politik, nuk kemi nevojë ta fusim KQZ në marrëveshje për ndryshimin e Kodit.

Nga ana tjetër, PD ka tre vjet që i lë bosh tre vende në KQZ-në aktuale, pasi nuk çon emrat.

Kjo tregon se PD nuk ka problem KQZ-në, por ajo kërkon të tërhiqet nga marrëveshja, të krijojë një konflikt dhe pastaj ta ketë si alibi, ose për bojkotin e radhës, ose për humbjen e radhës.

Dhe në këtë pike, Lulzm Basha është i vetmi kryetar partie, që para çdo palë zgjedhjesh, kujdeset se si të gjejë një arsyetim për humbjen, dhe jo si të gjejë një mënyrë të fitojë.

Akoma më banale në këtë situatë është fakti që i vetmi debat real që PD po bën në Këshill, është beteja për tenderin e pajisjeve identifikuse biometrike.

Sipas PD, duhet të futet në Kod procedura me negocim, dhe këtë ta bëjë nënkryetari i KQZ, që i takon opozitës. Dhe kjo po shkatërron dhe gjithë formulën e KQZ, pasi PD e do politik nënkryetarin, dhe e do të vetin, që të mos i ikë tenderi nga dora.

Këtë sherr në të vërtetë e kemi peshqesh nga Edi Rama, i cili për të bindur Bashën të firmoste marrëveshjen, doli publikisht e tha që tenderin e identifikimit biometrik le ta bëjë opozita me përfaqësusit e saj në KQZ, që mos të fillojnë prapë, “jo Ogerta, jo Luljeta”.

Kaq mjaftoi që Basha të firmoste marrëveshjen, por tani është ngatëruar aq shumë me procedurën e garantimit të tenderit për atë që do ai, sa ka harruar garancitë për zgjedhjet.

Pra në gjithë këto negociata që po i dështon, Basha po luan me dy objektiva. Po kërkon arsye për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve dhe garanci për të fituar tenderin e zgjedhjeve. Nuk shikoj arsye të mos ja plotësojnë të dy objektivat.

Next Post
Napoli-Juventus, sonte finalja e madhe e Kupës së Italisë

Napoli-Juventus, sonte finalja e madhe e Kupës së Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In