Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në pranga ka rënë i riu me dy emra R. SH alias J. O., banues në Vlorë, pasi më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë.
/a.r











