Një 25 vjeçar nga Kosova ra në pranga e policisë kufitare të Morinës pasi ishte i shpallur në kërkim nga Zvicra.
Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt shtetit zviceran.
Shtetasi Benjamin A, banues në Kunushec u kap në hyrje të S.P.K Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Interpol Bern/Zvicer.
Gjykata e Supreme e Kantonit të Solothurn/Zvicër, me vendim Nr.STBER.2016.6, datë 20.03.2017, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
c.a