Një 34-vjeçar nga Dibra i akuzuar për vjedhje dhe mashtrim kompjuterik është arrestuar sot nga policia. Mësohet se B. C jetonte në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas arrestimit pritet të ekstradohet në Gjermani.
NJOFTIMI I POLICISË
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
/a.r