Kërkohej për disa vepra penale/ Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë ish-truproja i Saimir Tahirit (EMRI)

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë Hekuran Marku, 47-vjeçari i kërkuar për disa vepra penale. Gazetari Igli Çelmeta tha për Balkan Web se 47-vjeçari bëhet me dije se është ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Njoftimi: Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i  47 vjeçarit Hekuran Marku.

Marku është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com