Një 49-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për nga drejtësia norvegjeze për drogë.
Burime nga policia e Kukësit bënë me dije se Istref Tahirukaj, banues në Deçan, u arrestua në Morinë.
Gjykata e Borgating Norvegji, me vendim Nr.03-01299M/03, më datë 12.12.2003, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
a.ç