Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shkodër nga forca operacionale e policisë.
Ai është Edmond Çomo, nga Kopliku i Malësisë së Madhe. 42-vjeçari është shpallur në kërkim nga gjykata e Leçes në Itali më 11 prill 2017, për akuzën vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim.
Në Itali, Edmond Çomo njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet. Sa mësipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë.
42-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë për t’u përballuar me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
a.ç










