Policia Kufitare arreston një 40-vjeçar nga Mali i Zi, pasi ishte shpallur në kërkim.
Siç bëhet i ditur, në pranga është vënë Aleksandar N, 40 vjeç, banues në Nikshiq , Mali i Zi
Arrestimi i tij u bë pasi në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit është paraqitur në hyrje të R. Sh., i cili rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Hungaria për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i personave”.
Lidhur me këtë arrestim, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
a.ç