Një 37-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet greke për trafik droge është arrestuar teksa po tentonte të futej në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.
Shqiptari u arrestuar në doganën greke, pasi gjatë kontrollit të pasaportës u zbulua se ai kërkohej në Kostur për trafik ndërkombëtar droge.
Nuk dihet ende emri i shqiptarit, ndërsa sipas procedurave ai iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë. /e.s/