• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kërkimi shkencor, Shqipëria akses në bazën evropiane të të dhënave

by A R
12/10/2016 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Shqipërinë, vuajnë mungesën e investimeve në kërkimin shkencor në sektorin publik. Për këtë arsye, këtyre vendeve u është krijuar mundësia që të kenë akses në European Open Science Agenda, një bazë e madhe e cila është pjesë e programit Horizon 2020.

Shqipëria, Bosnjë – Hercegovina, Kosova, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë rënë dakord që të ngrenë pika kombëtare referencë për programin “Shkenca e Hapur’ dhe të hartojnë një plan trevjeçar pune, nënkujdesin e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) me seli në Bosnjë.

Informacionet tregojnë se bashkëpunimi në fushën e kërkimit mes universiteve edhe sektorëve të industrisë është i ulët dhe vlen vetëm për një numër të vogël të bizneseve të mëdha.

Rezultatetet e kërkimeve të ndryshme si nga programi ‘Open Science’ dhe nga ‘Open Access Agenda’ do të mund të aksesohen si nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ashtu edhe nga publiku i gjerë.

“Politikat e aksesit të hapur rrisin konkurrueshmërinë dhe si rrjedhim promovojnë rëndësinë e cilësinë. Kërkimet shkencore janë shumë të ulëta në Ballkanin Perëndimor dhe këtë e kanë treguar edhe raportet e ndryshme vjetore”, tha Vanja Ivošević, eksperte e RCC-së. Grupet e punës, që do të ngrihen nga programi “Open Science”, do të ndihmojnë vendet e rajonit që të rrisin aksesin ndaj kërkimeve për përdorim biznesi dhe inovacioni, por edhe për rritjen e cilësisë së tyre.

“Rritja e aksesit ndaj publikimeve shkencore dhe të dhënave do të ndihmojë në përmirësimin e kërkimit, të riprodhimit, në rritjen e përfshirjes së qytetarëve dhe në përshpejtimin e proceseve inovative”, tha Daniel Spichtinger, specialist i programit ‘Open Access’ në Drejtorinë e Përgjitshme të Kërkimit dhe Inovacionit në Komisionin Europian.

Spichtinger shpjegoi se aksesi te njohuritë duhet të kthehet në një trend për Ballkanin Perëndimor.

Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC) raporton se, në vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë aksesi ndaj njohurive është thelbësor në universitete dhe më gjerë për zhvillimin e shoqërisë.

“Është e rëndësishme të kuptohet se përmirësimi i aksesit ndaj kërkimit është baza e transferimit të njohurive (mësimdhënia), gjenerimit të njohurive (kërkimit) dhe vlerësimit të njohurive (shoqëria civile). Mungesa ndaj rezultateve të kërkimit dhe të dhënave çon në dyfishimin e përpjekjeve kërkimore, si dhe në dështimin e finacimeve”, tha Spichtinger raporton Monitor.

Në vitin 2012, Bashkimi Europian nxiti të gjitha vendet anëtare përmes një rekomandimi që të përfshinin brenda një ‘sfere’ publike të dhënat e dala nga kërkime të ndryshme./a.m.

Next Post
Si do të jetë moti ditën e nesërme

Si do të jetë moti ditën e nesërme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In