• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kërkimi i naftës në Zvërnec, MEI: Kontrata parashikon rehabilitimin e zonës

by Java News
28/09/2015 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkimi i naftës në Zvërnec, MEI: Kontrata parashikon rehabilitimin e zonës

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar aktivitetin e kërkimit të naftës në zonën e Zvërnecit. Sipas të dhënave zyrtare kompania San Leon Durrësi B. V është pajisur me leje ndërtimi për sheshin e dy puseve në këtë zonë, “Zvërnec Vvest-1” dhe “Zvërnec VVest-2”. Ky shesh thotë ministria ndodhet në një zonë ku janë kryer edhe shpime të mëparshme.

Deklarata e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë

Kompania San Leon Energy PLC, nëpërmjet zyrës së saj përqafësuese San Leon Durrësi BV, ushtron veprimtarinë e saj në fushën e kërkim-zbulimit të hidrokarbureve në bllokun Durrësi në det, në bazë të Marrëveshjes Hidrokarbure të nënshkruar me Ministrinë përgjegjëse për hidrokarburet (miratuar me VKM nr. 562, datë 27.08.2004), e cila është amenduar së fundmi edhe në vitin 2013. Amendimi i dytë i Marrëveshjes Hidrokarbure për Bllokun Durrësi në det është miratuar me Vendimin nr. 588, datë 30.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, shtesa e dytë e marrëveshjes me ndarje prodhimi, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe San Leon Durrësi B.V., për bllokun “Durrësi” (në det), Shqipëri”.

Në bazë të marrëveshjes hidrokarbure të amenduar, kontratori është i detyruar që minimalisht të realizojë shpimin e dy puseve kërkimi gjatë fazës së dytë të kërkimit, ku dhe kjo marrëveshje hidrokarbure ndodhet. Në bazë të ligjit 7746, datë 28.07.1993 “Për Hidrokarburet (kërkim prodhimi)”, të ndryshuar si dhe Marrëveshjes Hidrokarbure për kërkimin dhe prodhimin në bllokun e Durrësit, kontratorit duhet ti jepen të gjitha lejet e nevojshme për realizimin e operacioneve hidrokarbure të parashikuara. Nga ana tjetër, gjatë realizimit të operacioneve hidrokarbure, kontratori është i detyruar të zbatojë ligjislacionin shqiptar, përfshirë edhe atë që operon në fushën e mjedisit.

San Leon Durrësi B.V ka planifikuar shpimin e dy puseve horizontal “Zvërneci Ëest-1” dhe “Zverneci Ëest-2” në Zvërnec dhe është pajisur me leje ndërtimi të sheshit të këtyre puseve më datë 22.07.2015 me Vendimin nr.1 të Këshillit Kombëtar të Territorit,  në përputhje me ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” si dhe aktet e tjera nënligjore që veprojnë në fushën e planifikimit të territorit. Kompania është e pajisur me Aktin e Miratimit të Lejes Mjedisore Tipi A sipas formularit të lëshuar nga QKL-ja me nr. PN-0276-06-2015, datë 15.06.2015, procedurë e kryer në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.

Përzgjedhja e sheshit është bërë bazuar në parametra teknike dhe mjedisore në fazën e projektimit, duke siguruar zbutjen e impakteve të mundshme mjedisore e sociale. Sheshi i pusit të Zvërnecit ndodhet në një zonë në të cilën janë kryer shpime të mëparshme për shpimin e pusit Dajlani-1 në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, nga kompania INA NAFTAPLIN 2001, ku gjatë shpimit të pusit janë marrë masa të veçanta për të garantuar mos dëmtim të zonës dhe të biodiversitetit në të. Gjithashtu, në këtë zonë, në të shkuarën janë kryer edhe disa shpime të tjera të puseve Zverneci-3, Zverneci-2  nga ana e shoqerise Albpetrol Sh.A. etj.

Pas përfundimit të periudhës së testimit të puseve që do të shpohen, kontraktori është i detyruar që sheshin e shpimit ta rehabilitojë dhe i gjithë ambienti do të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme, pra do të hiqen tërë strukturat e shpimit dhe strukturat ndërtimore duke e kthyer përsëri në kullotë këtë sipërfaqe.

Në rastin e një suksesi në zbulimin e rezervave komerciale, vlerësimi dhe shfrytëzimi i strukturave të Zvërnecit do të bëhen nëpërmjet operacioneve hidrokarbure në det dhe jo nga toka–bazuar në praktikën më të mirë botërore që përdoret gjatë shfrytëzimit të vendburimeve të naftës apo të gazit të ndodhura në zonën detare.

Në bazë të marrëveshjes hidrokarbure, shpenzimet faktike që do të realizohen për shpimin e dy puseve janë kosto hidrokarbure të cilat në rastin e zbulimit dhe prodhimit të Hidrokarbureve kompensohen në masën 100% nga të ardhurat e siguruara nga shitja e prodhimit në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në këto rrethana, sa më të vogla të jenë këto kosto, aq më të mëdha do të jenë të ardhurat e shtetit shqiptar nga shitja e naftës së prodhuar në vendburimin përkatës. Në rastin konkret, nga përllogaritjet dhe preventivat përkatëse rezulton se shpimi në tokë i këtyre dy puseve nga San Leon Durrësi B.V pritet të kushtojë 15 milion USD. Nëse do të shpoheshin këto dy puse me bazë në det, kostoja e rekuperueshme do të arrinte në rreth 85 milion USD.

Gjithashtu rrezikshmëria e procesit të shpimit të një pusi kërkimor është më e ulët kur ky pus shpohet në tokë sesa kur ky pus shpohet në det, pasi dhe menaxhimi i avarive është më i lehtë në tokë.

Next Post

Provokim i ri nga Maqedonia: Shqiptarët janë vrasës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com