Edhe Komisioni Evropian është bërë pjesë e situatës së krijuar mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e kërkimeve të hidrokarbureve në det. Ka qenë zëdhënësesja e KE-së Maja Koçijançiç e cila ka theksuar se BE nga ana e saj nxit normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kuadër të anëtarësimit dhe mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në rrugën evropiane
“Në këtë kontekst, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi është i një rëndësie të madhe dhe ne shpresojmë se aido të vazhdojë normalisht. Ne kujtojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe inkurajojmë autoritetet që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur këtë qëllim, duke përfshirë masat për ndërtimin e besimit dhe dialogut” tha Kocijancic.
Ndërkaq sipas gazetës “To Vima”, që iu referohet burimeve diplomatike, qëndrimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar kërkimet në det, është një përpjekje e qartë për të sfiduar kufijtë.
“To Vima” shkruan se “duke bërë lidhjen me përleshjet e dhunshme në Kumanovë mes shqiptarëve të armatosur dhe autoriteteve të Shkupit, klima në rajon është shumë e tensionuar, dhe kjo duhet të na alarmojë seriozisht për përhapjen e irredentizmit shqiptar”. shkruan gazeta









