Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të banorëve të Zagorisë, të cilët kundërshtojnë shpimet për naftë në zonë.
“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki.”, shkruan Rama
Kujtojmë se në korrik të vitit të shkuar qeveria shpalli zonë të mbrojtur parkun kombëtar të Zagorisë, për shkak të pasurive natyrore dhe kulturore që e gjithë zona ka.
Parku Natyror i Zagorisë përfshin rreth 25 mijë hektarë ku përzihen peizazhe malore, fshatra të vegjël karakteristikë, monumente të trashëgimisë kulturore dhe natyrore si dhe vlera të botës bimore dhe shtazore.
Javanews/.cupaj