Sali Berisha nga Foltorja e pestë para kryeministrisë ka deklaruar se Edi Rama rri në pushtet prej tyre, por se sipas tij kjo nuk do të ndodhë më dhe se do ta largojnë me autoblinda.
Berisha: E thatë bukur, ai i bën të gjitha këto vetëm për shkakun tonë, se e lejojmë ne
Ju garantoj se PD do bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë beteje. Ju garantojë se PD do të përdorë të gjitha format e rezistencës gjer në largimin e tij. Por miq në qoftë se më pyesni cila është më kryesorja, zënia për tri javë e këtij sheshi. Këtu duhet të betohemi ne.
Këtu duhet të vijnë njerëz të betuar për të shpëtuar veten e tyre, Shqipërinë dhe të ardhmen e tyre. Si opozitë ne paraqitëm para shqiptareve që programin më të shkëlqyer të paraqitur ndonjëherë. Ne jemi vota, ne jemi guximi ne jemi fitorja. I them frikacakut që merr zvarrë Lapajn, s’ke parë gjë akoma, sepse n.q.s. ti i ke marrë shqiptarët për frikacakë je gabuar rëndë shumë.
Berisha mesazh demokratëve: Të mbledhim sa më shumë mbështetës, kemi një javë kohë deri më 22 dhjetor
Dhe unë u jap ju fjalën se atë që ka përjetuar në vitin 1991, tek ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do t’ia provojmë së shpejti.
Kreu i demokratëve, Sali Berisha zgjodhi të mbyllë fjalën e tij me një mesazh për shqiptarët dhe demokratët në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 22 dhjetor para Kryeministrisë.
“Këto ditëm, nga e hëna në të hënën tjetër, të bëjmë çdo gjë, të takojmë e mbledhim çdo guximtar. Koha është e guximtarëve dhe atyre që sakrifikojnë dhe ju garantoj që fitorja është e pa shmangshme”, tha ai.

