Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh sot në mbështetje të kërkesave të gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke theksuar se kryeministri Edi Rama ka përmbysur piramidën e pagave.
“Kanë 100 për qind të drejtë të kërkojnë rritje page”, u shpreh Berisha, duke iu referuar magjistratëve, në fjalën e mbajtur në konferencën për mediat.
Më herët sot kryeministri Edi Rama tha se gjyqtarët në Shqipëri kanë pagat më të larta në Ballkan, të barabarta me vende të BE-së si Greqia.











