• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesat për azil, rreth 12 mijë shqiptarë presin përgjigje nga BE

by A R
30/08/2019 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë me mijëra shqiptarë që presin me ankth se cila do të jetë përgjigja ndaj aplikimit të tyre për të fituar statusin e azilantit në një prej shteteve të Bashkimit Europian. Ata kanë lënë me dëshpërim vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë dhe fati i tyre varet nga një përgjigje, që do i mundësonte të fillonin një jetë të re, ose do t’i detyronte të ktheheshin mbrapsht, apo të “zhdukeshin” pa të drejta nëpër Europë. Shumë janë familjarë me fëmijë të vegjël dhe kjo i mban me shpresë se autoritetet mund të tregohen më zemërgjerë.

Të dhënat e Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilit (EASO) bëjnë të ditur se deri në fund të muajit qershor kishte 11,595 raste të mbetura pezull për aplikime për azil nga shqiptarët. 46% e këtyre rasteve kanë më shumë se 6 muaj pezull, të tjerat më pak se 6 muaj.

Pasi rastet e mbetura pezull ranë në rreth 7,300 në janar 2018, ato filluan të rriteshin sërish në pjesën e parë të këtij viti, si rrjedhojë e rigjallërimit të ciklit të emigracionit. Të dhënat e tjera të EASO bënë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit kishte 10,439 kërkesa për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat për azil janë rritur ndjeshëm me 29.3%.

Rastet e mbetura pezull janë ndër më të lartat në rajon edhe për faktin se aplikimet për azil janë dukshëm më të larta në raport me shtetet fqinjë, mesatarisht 4-5 herë më shumë. Serbia ka rreth 1500 raste pezull, Maqedonia e Veriut, 740, Bosnja 619, Kosova 1600.

Por, pjesa më e madhe e atyre që presin ka shumë gjasa të marrin përgjigje negative. Shqipëria nuk është as në luftë dhe as në konflikt civil, që do i jepte përparësi qytetarëve të saj. Përkundrazi cilësohet prej vitesh si një vend i sigurt dhe për më tepër që është në proces negociatash për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, megjithëse ky process po shtyhet  e po shtyhet.

Të dhënat e EASO tregojnë se mesatarisht 93-96% e aplikimeve nga shqiptarët marrin një përgjigje negative. Për shembull, në qershor nga 1750 aplikime që u shqyrtuan, vetëm 58 morën status refugjati dhe 57 morën mbrojtje sociale, të tjerët u refuzuan të gjithë. Vetëm pak ditë më parë nga Franca u kthyen 60 azilantë dhe autoritetet franceze e shqiptare paralajmëruan se nuk ka shanse që shqiptarët të pranoheshin.

Por, ky refuzim nuk i pengon shumë të ikin, shkruan ‘monitor’. Që nga viti 2014, mbi 180 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, ku rekordi u arrit në 2015-n me rreth 69 mijë aplikime. Pas rënies në periudhën në vijim, 2019-a, e shoqëruar me kriza të tejzgjatura politike, duket se humbi më tej shpresën dhe nxiti një valë të re ikjesh. /Monitor

/a.r

Next Post
“Digji dokumentet”, zbardhen përgjimet që vunë në pranga pronarin e “Unazës”

"Digji dokumentet", zbardhen përgjimet që vunë në pranga pronarin e "Unazës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In