• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesa PS-LSI për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve, Zguri: Jo e ligjshme

by Java News
19/04/2017 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kërkesa e grupeve parlamentare të PS dhe LSI drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore, është e paligjshme”. Kështu u shpreh për Report TV, një prej anëtarëve më të vjetër të Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Sipas tij, kryetarët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi i PS dhe Luan Rama i LSI, të cilët edhe kanë firmosur shkresën, nuk kanë mandat t’i drejtohen këtij institucioni, pasi dy forcat politike kanë mandatuar persona të tjerë pranë KQZ-së.

“Sot jemi njohur me një kërkesë të dy grupeve parlamentare, PS-LSI, ku i kërkohej KQZ për të shtyrë afatin për partitë dhe koalicioneve zgjedhore. Kryetarët e grupeve parlamentare nuk kanë legjitimit për të bërë kërkesa të tilla në KQZ. Në dokumentacionin që kanë paraqitur në KQZ, kryetarët e partive kanë dhënë autorizime se cilët janë personat që do të jenë pranë KQZ-së. Pra, që në formë nuk ka legjitimitetin e duhur dhe KQZ nuk mund të shprehet për të“, tha Zguri.

Sipas tij, nëse KQZ do ndërhynte do çonte në prishjen e zgjedhjeve. Zguri përsëriti se afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është mesnata e sotme. Pas këtij afati, tha ai, partitë e regjistruara si subjekte zgjedhore, do garojnë më vete në zgjedhjet e 18 qershorit dhe jo të grupuara në koalicione.

Z.Zguri, sa legjitime është kërkesa për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve?
Sot jemi njohur me një kërkesë të dy grupeve parlamentare, PS-LSI, ku i kërkohej KQZ për të shtyrë afatin për partitë dhe koalicioneve zgjedhore. Kryetarët e grupeve parlamentare nuk kanë legjitimit për të bërë kërkesa të tilla në KQZ. Në dokumentacionin që kanë paraqitur në KQZ, kryetarët e partive kanë dhënë autorizime se cilët janë personat që do të jenë pranë KQZ-së. Pra, që në formë nuk ka legjitimitetin e duhur dhe KQZ nuk mund të shprehet për të.

Interpretimi i ligjit si ju duket? Është një kërkesë ndoshta për t’i dhënë hapësirë opozitës?
Janë afate të cilat nuk mund të lëvizin. KQZ nuk ka kompetenca. Nëse Kuvendi vendos përmes marrëveshjes për të ndryshuar afate, le ta bëjë, KQZ e ka të pamundur. Nëse KQZ do ndërhynte do çonte në prishjen e zgjedhjeve, sepse favorizohen disa subjekte dhe diskriminohen disa të tjera. Një datë është kaluar, sot është data e fundit e regjistrimit të koalicioneve. Nëse subjektet politike e kanë të vërtetë shqetësimin, le të bëjnë ndryshimet ligjore në mënyrë që KQZ të marrë vendimet përkatëse.

Pra kërkohet marrëveshje politike?
Nëse ata e shikojnë të mundur, rruga e vetme është që duhet të ulen dhe të merren vesh për të marrë vendime të përbashkëta që do çlironte këtë situatë. Ne në mënyrë absolute duhet të respektojmë ligjet dhe afatet ligjore. Kodi Zgjedhor nuk parashikon që KQZ të futet në situata të tilla. KQZ respekton vetëm ligjin. Në rastin e koalicioneve, kërkesa për të shtyrë një datë regjistrimi, favorizon një koalicion kundrejt një tjetri. Afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është sot ora në mesnatë, në orën 00:00. Në të kundërt, partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, nëse nuk ka marrëveshje brenda ditës së sotme si koalicione, do garojnë më vete.

A ka pasur raste të tilla në të kaluarën?
Në të shkuarën e afërt, zgjedhjet e 2015-ës, ku një zonë si Kurbini, njëri nga kandidatët e opozitës dha dorëheqje, për disa orë u zëvendësua. Por, kishte kaluar ora 00:00 dhe KQZ vendosi të lërë një kandidat.

A duhet t’i drejtohen forcat Kolegjit?
Unë gjej vendin dhe mundësinë për të thënë se nëse partitë politike kanë vullnet, të gjejnë rrugë të tjera, jo të bëjnë kërkesa në institucione që shkelin ligjin. KQZ në rastin konkret nuk ka se çfarë bën, veçse të respektojë ligjin.

ma.me
Next Post
Propozimi i Blushit, një Pakt i Madh për Europën: Të zgjidhim çështjet që bllokojnë negociatat

Blushi: Të shtysh afatin e regjistrimit të koalicioneve njëlloj si të shtysh 18 qershorin, po sabotohen zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In