• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

by E S
09/04/2026 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mikalis Rocas dhe ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri, i kanë dalë në mbrojtje studentëve shqiptarë në RMV për kërkesën e tyre, të cilët duan të zhvillojnë provimin e jurispudencës në gjuhën shqipe.

Organizatori i kësaj proteste, studenti Mevlan Ademi ka ndarë qëndrimet e ambasadorëve, të cilët kanë dhënë mesazhe të qarta për protestën e zhvilluar ditën e martë para ministrisë së Drejtësisë në Shkup.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai citon edhe fjalët e ambasadorëve për protestën e studentëve shqiptarë dhe sipas diplomatëve, kërkesa e tyre është plotësisht legjitime.

“Faktori ndërkombëtar me mesazhe të qarta në lidhje me protestën tonë. Faleminderit shumë Ambasadorit të BE-së, z. Rocas, dhe Ambasadorit të Italisë, z. Palminteri. “…respektimin e plotë të kornizës ligjore në fuqi dhe standardeve ndërkombëtare.” – Mikalis Rocas “…konsideroj se kërkesa e studentëve për ta zhvilluar provimin profesional në të njëjtën gjuhë në të cilën kanë ndjekur studimet është plotësisht legjitime.” – Paolo Palminteri”-shkruan Ademi.

Përmes protestës, studentët kërkuan respektimin e ligjit për gjuhën që u jep të drejtën shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për të marrë shërbime në gjuhën amtare, përfshirë edhe proceset jetike për studentët siç është provimi gjyqësor.
“Gjuha shqipe nuk negociohet” ishte një nga thirrjet që mbizotëroi nga qendra e Shkupit e deri te Ministria e Drejtësisë e që ishte e drejtuar për ministrin Igor Filkov.

Nga mohimi i vazhdueshëm i kërkesës që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, studentët shqiptarë kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit e kreut të qeverisë maqedonase, Hristijan Mickoski. Të vendosur në kërkesën për drejtësi, studentët edhe një herë kërkuan që shteti të respektojë ligjin për gjuhët.

Për studentët shqiptarë që zhvillojnë studimet në gjuhën shqipe është vështirësi që provimi i jurisprudencës të bëhet në gjuhën maqedonase. Në mbështetje të studentëve shqiptarë dolën edhe opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ligji për gjuhën në Maqedoninë e Veriut e konsideron si zyrtare gjuhën e komunitetit pakicë që është mbi 20%, në rastin konkret për shqiptarët. Kjo ishte hera e dytë që studentët paraqesin këto kërkesa, të cilat nuk janë marrë parasysh nga institucionet me arsyetimin se janë anti-kushtetuese.

Next Post
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026

Në 5 vjet: 22.1% rritja e çmimeve, 51.4% rritja e pagave, 24% rritja e pensioneve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In