Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme ditën e sotme për heqjen e mandatit të tij.
Rakipi reagoi menjëherë pasi informacioni u raportua në media ku u shpreh se nuk ka asnjë problem me drejtësinë italiane dhe nuk është ndaluar ndonjëherë nga ajo.
Më tej ai sqaron se nuk ka asnjë problem me formularin e dekriminalizimit duke treguar gadishmëri për t’u përgjigjur mbi çdo vendim.
Sipas prokurorisë mandati i dy deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica ishin subjekt i ligjit të dekriminalizimit.