Lajmi për dënimin e mundshëm me 10 të Skënderbeut nga UEFA ka bërë kurioz jo vetëm futbolldashësit por këdo në Shqipëri. Shumë janë kundër këtij sanksioni nga institucioni më i lartë qeverisës i futbollit në Europë pasi klubi korçar mund të rrezikojë edhe ekzistencën.
Jo më larg se dje qytetarët e Korçës protestuan ndaj UEFA-s si dhe nisën një peticion drejt saj, duke kërkuar mos dënimin e klubit pasi sipas tyre nuk ka prova.
Po kur do të japë vendimin UEFA?
Në rregulloret e këtij institucioni thuhet se vendimi jepet pas 8-16 javësh që nga dorëzimi i kërkesës për dënim. Duke u bazuar nga raporti 93 faqesh i dy inspektorëve të UEFA-s i hartuar dhe dorëzuar me datë 7-t shkurt atëherë i bie që vendimi pritet të shpallet nga data 4 prill deri më 30 maj.
a.ç