Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj akuzave dhe kërkesës së Partisë Demokratike për dorëheqje të kryeparlamentarit Ilir Meta.
Në reagimin e tij Vasili i përgjigjet kërkesës publike të kryedemokratit Lulzim Basha, duke theksuar se Meta e ka tejkaluar planin e dorëheqjeve me kohë.
Sipas tij vërtetësisa e shpifjeve të tilla është e njëjtë me vërtetësinë e sondazhit të SOROS në 2013.
Megjithatë Vasili shprehet se është e drejtë e Bashës dhe e cilitdo tjetër si ai, që të japë ose jo dorëheqjen, ndërsa garanton se çdo kërkesë e opozitës do të trajtohet me prioritet në Kuvend
Ilir Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë.









