“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta trajtojnë Korenë e Veriut si fuqi nukleare”. Është ky mesazhi i një editoriali të publikuar në “Rodong Sinmun”, organ i Partisë së Punëtorëve në Kore, drejtuar Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.
“SHBA që duan të denuklarizojnë Korenë e Veriut, jetojnë në një iluzion të kohëve të shkuara”, shkruhet në tekstin ku sulmohet politika e sanksioneve amerikane.
Më tej thuhet se nëse ka diçka që qeveria e Obamës ka bërë, është rrezikimi i sigurisë së kontinentit amerikan.
Trump nuk ka dhënë detaje se cila do jetë politika e tij ndaj regjimit të Kim Jong Un, por ka lënë të kuptohet se është i hapur për negociatat.
Më tej në gazetë shkruhet, “Nëse do vinte këtu, ne do e mirëprisnim”/a.k