Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabie”, ku raportohet të ketë patur një shkëmbim zjarri.
Bëhet me dije se disa persona kanë qëlluar nga një automjet tip “Range Rover” në drejtim të disa të tjerëve të cilët janë kundërpërgjigjur.
Nuk raportohen të lënduar, teksa autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për ndalimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
/a.r