• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënuesit nga Toronto që Lapaj si “përmban dot”

by Mero Baze
19/07/2025 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në Kosovë, çdo verë, policia ndalon dhe shoqëron në burg tre apo katër emigrantë nga diaspora që kërcënojnë me mesazhe, kryesisht gazetarë apo figura politike. Kontingjenti i kërcënuesve është kryesisht i Vetëvendosjes, si më agresivët dhe më të pagdhendurit, por kur i ndal policia dhe i shoqëron në gjykatë, ata fillojnë të qajnë, të pendohen, kërkojnë ndjesë dhe betohen se nuk do ta përsërisin.

M’u kujtua kjo praktikë ndërsa dje, pas publikimit të disa mesazheve zanore që kërcënonin Endri Shabanin dhe kandidatin tjetër të listës së tij, i cili nuk ka pranuar të heqë dorë nga mandati nëse i jepet nga KQZ, ishte lehtësisht e verifikueshme të zbulohej se kush ishte kërcënuesi. Një kërkim në regjistrin telefonik të Torontos në Kanada të çonte tek disa vëllezër që janë kushërinj të Adriatik Lapajt.

Së pari, duhet të themi se kërcënimet ndaj figurave publike janë kthyer në një fenomen të zakonshëm në Shqipëri. Shumë personazhe publike marrin mesazhe kërcënuese për jetën, shpesh si një sport që nxitet nga anonimiteti dhe karakteri agresiv i shumë shqiptarëve në diasporë, që shkarkojnë frustrimin e tyre duke sharë e kërcënuar njerëz në Shqipëri.

Në këtë kontekst, ndonjë rast mund edhe ta injorosh.

Por ky nuk ishte nga ata raste të zakonshme që hasen përditë në “inbox”-et tona. Kërcënuesi, përveçse adresonte qartë shqetësimin se kishte kontribuar për Lapajn, sillej si një tutor i tij – fliste në numrin shumës, i dilte zot kërcënimit me zhdukje, sikur të ishte një ortak politik apo financiar.

Kjo nxjerr në pah një problem serioz që autoritetet tona e injorojnë, por që në vende të tjera – përfshirë Kosovën – ka vëmendje të posaçme, duke e kufizuar fenomenin.

Nuk po them se vëllezërit Rexhepaj do ta vrasin vërtet Shabanin apo ndonjë tjetër, por është e qartë që ata flisnin në emër të një kontributi të vetëshpallur financiar e elektoral dhe silleshin sikur kishin blerë Adriatik Lapajn si pronë të tyre.

Në raste të tilla, denoncimi në polici i kërcënuesve duhet të shërbejë për vendosjen e standardeve ndaj këtij lloj sjelljeje të rrezikshme.

Nga ana tjetër, është thellësisht fyese dhe e papërshtatshme mënyra se si partia e Lapajt u “distancua”: duke u bërë thirrje simpatizantëve të vet që “të përmbahen” dhe “të mos kërcënojnë rivalët”. E kuptoj që e kanë bërë nga injoranca politike, por kjo nuk është distancim. Përkundrazi, është një kërcënim i rafinuar, që tingëllon si: “Kam një ushtri kërcënuesish që për momentin po u them të përmbahen – por nesër… nuk i kontrolloj dot”.

Pra, në mënyrë të tërthortë, Lapaj po dërgon sinjalin se i ka nën kontroll këta banditë dhe se mund edhe t’i përdorë kur t’i duhen.

Por një parti politike nuk i del zot banditëve. Ajo ose distancohet qartësisht, me emër dhe mbiemër, ose bëhet pjesë e këtij lloj kriminalizimi të fushatës. Aq më tepër që kjo deklaratë u bë vetëm pasi u identifikuan se kërcënuesit ishin kushërinjtë e Lapajt.

Në vend të kësaj loje të rrezikshme, Lapaj duhet të kishte dalë publikisht dhe t’i kishte dënuar me emër dhe mbiemër, duke kërkuar edhe ndëshkimin e tyre dhe jo të sillej sikur ishte në hall që nuk përmbante dot banditët e vet.

Pikërisht për këto raste, policia shqiptare duhet të adoptojë praktikat shumë efikase të policisë dhe drejtësisë së Kosovës, që të gjithë ata që kërcënojnë me identitet të qartë – i pret në aeroport kur vijnë me pushime, i shoqëron në polici dhe më pas i çon në gjykatë.

Kjo nuk ka lidhje me shpëtimin e jetës – sepse, në të vërtetë, ata që të kërcënojnë nuk janë asnjëherë ata që të vrasin. Por kjo lidhet me shpëtimin e një standardi shoqëror, që po zhbëhet çdo ditë nga psikopatët që shesin sufllaqe në Toronto e kërcënojnë njerëz publikë në Tiranë.

Për më tepër, këta individë nuk janë as sponsorë të deklaruar të Lapajt dhe, padashje, mund t’i krijojnë edhe telashe ligjore në deklarimin e shpenzimeve të fushatës, duke bërë më të besueshëm zërat që ai financohet nga individë të botës së errët.

Next Post
FOTO / Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² sipërfaqe u rikthehen qytetarëve

FOTO / Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² sipërfaqe u rikthehen qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In