• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënues dylekësh, gati të vërsulen mbi ambasadorë e këdo

by Alba Malltezi
05/07/2021 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi 

Si popull kemi një fjalë që peshon mirë këdo: “ai nuk vlen dy lekë”. E me pesha që nuk vlejnë dy lekë, është mbipopulluar prej kohësh mjedisi ynë mediatik. Në të vërtetë, nuk është mjedis i mirëfilltë mediatik ai që mbledh dylekëshit në peshë. Realisht është një mjedis politiko-kriminel që pastron para’ e që ka tashmë prej disa vitesh mision dizinformimi me qëllime të qarta të mbajtjes së një statusi quo në vend. Sidomos për Drejtësinë që i pëlqen ta mbajë Padrejtësi e për politikën, që i pëlqente shumë ta kthente në aferë klani apo fisi primitiv.

Pesha e tyre jo më shumë se dy lek, u verifikua hap pas hapi duke dëshmuar me fakte se askush nuk i ndjek, askush nuk i dëgjon, përkundrazi shkaktojnë një megaalergji në vend duke krijuar efektin e kundërt që ata dëshirojnë. E megjithatë, bëjnë sikur nuk kuptojnë. E megjithatë vazhdojnë me të njëjtën kakofoni, me të njëjtën baltë e fjalor turpërues që i karakterizon. I kujtojmë në refren kundër ish-ambasadores së BE, Vlahutin, e tashmë i ridëgjojmë sërish në refren kundër Soreca-s. Nuk ka flokë të kuqe ambasadori Italian i BE, por mesa duket “vuan” nga i njëjti “mëkat” i njerëzve që kanë logjikë dhe lëvizin sipas ligjeve dhe normave që rregullojnë një shoqëri. Njësoj si Vllahutin më parë, njësoj si Ambasadorja e SHBA Yuri Kim. Dhe vetëm prej faktit se logjika kombëtare, ndërkombëtare bien ndesh me logjikën fisnore e klanore të dylekëshave të kullave informale e misterioze të Tiranës, atëherë janë “të denjë” për masakrim mediatik e politik.

Nëse dikush nga jashtë, që nuk njeh realitetin shqëiptar i lexon apo i dëgjon, për pak mund t’i marrë seriozisht, mund t’I konsiderojë si një “zë i lirë”, i “ndryshëm” në vend. Por nuk është e vështirë që shpejt të kuptohet kush janë dhe përse i bëjnë vërsuljet e egra që propozojnë dëbim, eliminim, mënjanim.

“Fundi i mosndëshkimit për korrupsionin e nivelit të lartë është thelbësor. Askush nuk është mbi ligjin. Duhet të rriten hetimet financiare, si dhe dënimet përfundimtare dhe konfiskimet e fundit të pasurive të paligjshme”, tha sot i sulmuari prej dylekëshave, ambasadori Soreca. E pra, ky është gjithë problem. Këtu fshihet gjithë misteri dhe sikleti i të impenjuarve dylekësha.

Next Post
Raffaela Carra ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare: Një nga showgirl-et më të mëdha italiane s’është më me ne

Raffaela Carra ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare: Një nga showgirl-et më të mëdha italiane s'është më me ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In