• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kërcënon zyrtari rus: Apokalipsi bërthamor është shumë i mundshëm

by A R
04/07/2023 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht largimit të kreut të Wagner, zëri radikal nuk është shuar në Moskë. “Do të theksoj diçka që politikanët nuk dëshirojnë ta pranojnë: Një apokalips bërthamor jo vetëm që është i mundur, por ka edhe shumë gjasa që të ndodhë”.

Kështu shkruan në Telegram numri dy i këshillit të sigurisë të Rusisë, Dmitry Medvedev. Sipas tij, arsyet janë dy: kundërshtarët kanë vendosur që të mposhtin fuqinë më të madhe bërthamore, Rusinë, dhe arsyeja e dytë është, sipas tij, që armët nukleare janë përdorur në të kaluarën nga dikush dhe prandaj lëshimi i tyre nuk është një tabu.

Ndër të tjera, Medvedev kërkon që Moska të ndërpresë raportet me Finlandën apo vendet baltike, duke pretenduar se janë shtete të krijuara nga Lenini.

Ndërkohë, shumat e mëdha të parave të përfituara në vitet e fundit kanë çmendur Yevgeny Prigozhin të grupit Wagner. Këtë e ka thënë opinionisti televiziv Dmitry Kiselev, në programin e tij javor në televizionin publik të Rusisë.

“Mendonte se mund të sfidonte i vetëm Ministrin e Mbrojtjes, shtetin, madje edhe presidentin”, u shpreh ai duke shtuar se grupi Wagner ka përfituar nga shteti rus mbi 17.5 miliardë euro, përmes kontratave qeveritare dhe shërbimeve të ofruara nga kateringu Concord, në zotërim të ish kuzhinierit të Putinit.

Ndërkohë, Wagner ka pezulluar për një muaj rekrutimin e mercenarëve të rinj për shkak të zhvillimeve të fundit, përfshirë transferimin e grupit në Bjellorusi. Kjo vjen pasi Prigozhin ndërmori një rebelim të armatosur kundër lidershipit politik në qershor, për të marshuar në kërkim të mbijetesës, siç tha ai.

Themeluesi i Wagner hoqi dorë nga kryengritja dhe pranoi zgjidhjen që përfshinte largimin e tij në ekzil për në Bjellorusi, ku presidenti Lukashenko e ka angazhuar të trajnojë ushtrinë.

/a.r

Next Post
SHBA feston sot Pavarësinë, Rama: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë

SHBA feston sot Pavarësinë, Rama: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

February 25, 2026
Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

February 25, 2026
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In