Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi ka kërcënuar me armë zjarri kunatin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet ku Xhavid Sela, pas një konflikti verbal me kunatin e tij, Sh. S, 46 vjeç ka marrë pushkën duke e kërcënuar.
Pas njoftimit policia ka arrestuar menjëherë Selën, në akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Dyshohet se konflikti ka nisur për arsye të brendshme familjare.