• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënoi Veliajn/ Subjekti i OFL-së, që u ankua se jeton në kushte të vështira te 5 Maji, lëviz me ‘Porsche’ mijera euro

by Java News
10/02/2022 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makina që shihni në foto është e Elson Markut, një prej personave organizatorë të protestave te 5 maji, për të bllokuar projektin e rindërtimit për strehimin familjeve të prekura nga tërmeti.

Edhe pse para kamerave “vajtoi” për gjendjen e vështirë ekonomike dhe kërcënoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se do i hidhte acid në fytyrë nëse do të vijohej me projektin e rindërtimit, realiteti flet krejt ndryshe.

Ai qarkullon në rrugët e Tiranës me një nga makinat më luksoze në qarkullim që kushton mijëra euro, aq sa një familje në Shqipëri mund të blinte një banesë.

Porsche Macan që përdor Elson Marku kushton së paku nga çmimet në internet 30 mije euro e përdorur dhe është prodhim i vitit 2015. Edhe kostoja e mirëmbajtjes për servis apo për konsum është një nga më të shtrenjtat.

Elson Marku është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, madje dhe objekt i OFL-së sëbashku me vëllain e tij.

Në janar të vitit të kaluar dy vëllezërve u është sekuestruar 5 milionë euro pasuri. Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë personave V.Sh. dhe E.G.. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera. Elson Markut deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMË, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut i janë sekuestruar Audi dhe tre BMË. Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMË, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Next Post
Antonela në Sanremo 2022? Pas skandalit që nxori Këshilli i Medias, Olti Curri publikon ‘faktin’ dhe pamjet

Antonela në Sanremo 2022? Pas skandalit që nxori Këshilli i Medias, Olti Curri publikon ‘faktin’ dhe pamjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

January 19, 2026
Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

January 19, 2026
Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In