Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri babë e bir. Në pranga ka rënë A(B) Sh nga fshati Hotesh i Luznisë në Dibër.
Në vitin 2018 ai ka kërcënuar me armë kushërinjtë e tij B.Sh, dhe A.Sh për motive pronësie.
Në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg” pasi akuzohet për ”armë mbajtje pa leje.
Policia njofton se materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.