Nga ana e specialistëve të Seksionit Krimeve, në Komisariatin e Policisë Tropojë, më datë 30.03.2016, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Azem Trezhnjeva, 66 vjeç, banues në fshatin Buçaj, Tropojë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ka bërë kallzim shtetësia R.B, 17 vjeçe, banuese në Fshatin Gegaj, Tropojë, se shtetasi Azem Trezhnjeva e ka kanosur me armë dhe e ka shtrëngur për të lidhur martesë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, nga ana e Policisë i’u gjet dhe ju bllokua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit tip Automatik “Zazstava”, si dhe dy krëhëra me fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe“Shtrëngimi për të lidhur martesë”, parashikuar nga nenet 84, 278/3 dhe 130 i K.Penal.