Një mesazh kërcënues ka mbërritur në redaksinë e News24, ku kërcënohen gazetarët e këtij televizioni. Mesazhi kërcënues mbërriti në një telefonat tanë celularë dhe numri i takon shtetit të Holandës.
Kërcënohet me jetë gazetari i News 24 Arta Hoxha. Në telefonin e redaksisë së News 24 ka mbërritur një mesazh kërcënues për gazetarin Hoxha dhe familjen e tij.
Numri nga i cili është dërguar mesazhi mësohet se është nga Holanda. Kërcënimi i është drejtuar gazetarit Artan Hoxha dhe operatorit Ervin Daja.
Kjo pasi pak ditë më parë, gazetari Hoxha dhe operatori Daja realizuan një reportazh në parcelat me hashash të pakorrur në Devoll.
Në tekstin e mesazhit thuhet: ‘Për spektaklin që keni bërë me djersën dhe gjakun tonë do paguani me kokë. ‘Çdo rrënjë dhe cent që na çuat dëm, do ta paguani. Faturën do ta paguajnë familjet dhe fëmijët tuaj. Do shihemi shumë shpejt, përshëndetje nga Holanda’.
Mesazhi shkruhet nga numri 0031615538341 dhe për të redaksia e News24 ka njoftuar edhe policinë.











