• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kërcënohem nga gjakmarrja, babai im ka vrarë një njeri”/ Shqiptari lë universitetin në Shqipëri për t’u marrë me drogë në Angli, si u justifikua përpara gjykatësit

by Java News
26/07/2022 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 26 vjeçar shqiptar është dënuar me një vit burg nga gjykata në Britanë e Madhe për kultivim të lëndëve narkotike. Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalër shtetasin Geraldo Xixi.

Ai u vu në pranga pasi u kap në një fermë kanabisi. Sapo kishte pikasur policinë e cila hyri me forcë në banesë, i riu ishte ngjitur në tarracën e shtëpisë ku kultivohej kanabisi. Ai vrapoi nëpër çatitë e shtëpive të tjera për rreth gjysmë ore derisa në fund ra në duart e policisë.

Gjatë kontrollit policia gjeti 130 bimë me vlerë 60 mijë euro, që kultivoheshin nën mbikëqyrjen e 26-vjeçarit ndërsa sipas autoriteteve ata kishin vendosur në rrezik edhe shtëpitë e tjera ngjitur nga mënyra se si kishin lidhur energjinë elektrike.

Geraldo Xixi ka pretenduar para gjykatës se familja e tij ishte përfshirë në “gjakmarrje” pasi babai kishte vrarë një person në qytetin e tij të lindjes. Sipas tij, ai ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe i ndihmuar nga një prej bandave shqiptare që merrej me kultivimin e kanabisit.

Para togave të zeza, Xixi u shpreh se kishte rënë pre e bandave të trafikut të drogës me premtimin se do të punonte në ndërtim. Por ai është shfrytëzuar prej tyre pasi ata ishin në dijeni të përfshirjes së familjes së tij në gjakmarrje. Shqiptari ka deklaruar gjithashtu se i duhej të mblidhte para për t’u kujdesur për nënën e sëmurë.

Ndërkaq, sipas prokurorisë angleze shqiptari nuk ka pasur asnjë dënim të mëparshëm në Britaninë e Madhe. Ata i kanë dërguar kërkesë autoriteteve shqiptare për të mësuar për ndonjë dënim të mundshëm në Shqipëri, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.

Sipas prokurorëve anglezë, Xixi kishte studiuar për menaxhim biznesi në Shqipëri, por ai e kishte lënë shkollën të papërfunduar për shkak se shëndeti i nënës së tij ishte përkeqësuar dhe për këtë arsye ai kishte ardhur në Britaninë e Madhe për të bërë para sa më shpejt të ishte e mundur për kujdesin mjekësor të nënës së tij.

Pas përfundimit të burgut, Xixi do të dëbohet në Shqipëri, ndërsa deportimi në atdhe do të varet nga Ministria e Brendshme./m.j

Next Post
“Sa shpejt ikën 5 vite!”/ Në prag të lënies së detyrës, ja foto e fundit e Ilir Metës nga zyra e Presidencës

“Politikani i lartë I.M, bashkëpunëtor i Sigurimit”/ Reagon zëdhënësi i Metës: Ha ha ha! Autoriteti i Dosjeve t’i hapë që sot dosjet, latë nam...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In