• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënimi i rektorëve, pas Tahirit prokuroria thërret edhe Çakon

by A R
26/03/2017 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, është dëshmitari i radhës i thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dhënë deklarime në hetimin ndaj Emiljano Shullazit.

Burime të gazetës “Panorama” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmuan dje se kreut të Policisë i është kërkuar të paraqitet për të dhënë deklarime në lidhje me çështjen e kërcënimit të rektorëve Mynir Koni dhe Dhori Kule, në prill të vitit 2016. Të njëjtat burime të konfirmuara nga hetimi kanë thënë se vendimi për thirrjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, në cilësinë e deklaruesit, është marrë pas administrimit të deklarimeve të Saimir Tahirit dhe Ervin Hodajt. Ish-ministri i Brendshëm u mor në pyetje të premten nga dy prokurorët e çështjes për rreth 30 minuta.

Ai ka dëshmuar në Prokurori se kishte marrë dijeni për kërcënimin e profesorëve, të cilët sipas Tahirit nuk kanë përmendur emra në lidhje me autorët e kanosjes që ndodhi në fushatën për zgjedhjet në universitete. Tahiri ka thënë se pasi është njohur me rastin, ka porositur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako për të ndjekur çështjen, duke kërkuar nga Policia zbardhjen e ngjarjes. Burimet nga hetimi thonë se pikërisht për këtë pjesë të deklarimit të Tahirit, është vendosur të thirret për t’u marrë në pyetje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.

HETIMI

Dëshmia e tij, sipas hetuesve, është e nevojshme edhe për shkak të sqarimeve që ka dhënë në Prokurori dy javë më parë drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Ky i fundit është pyetur nga Prokuroria në lidhje me ngjarjen e kërcënimit të profesorëve, por edhe për momentin e shoqërimit të Emiljano Shullazit në Polici, në mesin e muajit prill 2016. Të premten, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në pyetje edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila dha deklarime për sa dijeni ka pasur në lidhje me kanosjen e dy profesorëve. Këta të fundit nuk e kanë përmendur Emiljano Shullazin në asnjë rast gjatë deklarimeve të tyre në Polici dhe Prokurori, duke thënë se nuk kanë arritur t’i identifikojnë autorët e kanosjes. Ndërkaq, pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në prill 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin e Gilmano Danin, me akuzën për këtë ngjarje, por edhe për tri raste gjobëvëniesh ndaj biznesmenëve të ndryshëm, në Tiranë dhe në Durrës. Avokatët e Shullazit nuk i kanë pranuar asnjëherë këto akuza, duke i hedhur poshtë ato.

Next Post
“Sot ndihem grek…” Përfaqësuesi i kryeministrisë në festën kombëtare të Greqisë në Finiq

"Sot ndihem grek..." Përfaqësuesi i kryeministrisë në festën kombëtare të Greqisë në Finiq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In