• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kërcënimi: Po sikur Rusia të përdorë armët bërthamore në Ukrainë?

by Java News
25/06/2022 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drejton një duzinë bazash ku ndodhen të stacionuara armët e saj bërthamore. Të njohura si “Objektet S” dhe të shpërndara në të gjithë Federatën Ruse, ato përmbajnë mijëra bomba bërthamore dhe bomba hidrogjeni, me një shumëllojshmëri të madhe force dhe rrezeje veprimi.

Gjatë 3 muajve të fundit, presidenti Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë kërcënuar hapur se do të përdorin armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës. Pavel Podvig, drejtor i Projektit të Forcave Bërthamore Ruse, dhe ish-studiues në Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë, tani me qendër në Gjenevë, thotë se raketat balistike me rreze të gjatë të vendosura nën tokë dhe në nëndetëse, janë të vetmet armë bërthamore të Rusisë, të disponueshme për përdorim të menjëhershëm.

Në rast se Putini do të vendosë të sulmojë Ukrainën me armë bërthamore “taktike” me rreze më të shkurtër veprimi, ato do të duhet të nxirren nga “Objekti S” – si për shembull Belgorod-22, vetëm 35 km nga kufiri ukrainas – dhe të transportohen në bazat ushtarake.

Do të duhen orë të tëra që këto armë të bëhen gati për luftim, që bombat të kombinohen me raketat balistike apo që bombat me hidrogjen të ngarkohen nëpër avionët luftarakë. Ka shumë të ngjarë që SHBA t’i vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e këtyre armëve: përmes vëzhgimit satelitor, kamerave të fshehura pranë rrugëve, agjentëve lokalë që përdorin dylbi.

Presidenti Xhoi Bajden e ka bërë të qartë se çdo përdorim i armëve bërthamore në Ukrainë, do të ishte “tërësisht i papranueshëm” dhe “do të sjellë pasoja të rënda”. Por administrata e tij është publikisht e paqartë se cilat do të ishin ato pasoja. Kjo lloj paqartësie është në fakt politika e duhur që duhet ndjekur në këtë moment.

Por duhet të ketë edhe diskutime dhe debate të hapura jashtë administratës mbi atë që është realisht në rrezik. Gjatë muajit të kaluar, unë kam folur me shumë ekspertë të sigurisë kombëtare dhe ish-zyrtarë të qeverisë në lidhje me gjasat që Rusia të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës, objektivat e mundshëm dhe reagimin e duhur të Amerikës.

Edhe pse ata nuk ishin dakord për disa çështje, unë dëgjova vazhdimisht të njëjtin argument: Rreziku i luftës bërthamore është më i madh sot, se në çdo kohë tjetër që nga Kriza e Raketave Kubane. Dhe vendimet që duhet të merren pas një sulmi bërthamor rus në Ukrainë janë të paprecedenta.

Në vitin 1945, kur Shtetet e Bashkuara shkatërruan 2 qytete japoneze me bomba bërthamore, ishin fuqia e vetme bërthamore në botë. Sot 9 vende zotërojnë armë bërthamore, të tjerët mund t’i marrin ato së shpejti, dhe potenciali që gjërat të shkojnë tmerrësisht keq është rritur shumë.

Aktualisht duken të mundur disa skenarë, se si Rusia mund të përdorë së shpejti një armë bërthamore.

Së pari, një shpërthim mbi Detin e Zi që nuk do të shkaktojë viktima, por do të tregojë vendosmërinë për të kapërcyer pragun bërthamor, dhe duke sinjalizuar se më e keqja nuk ka ardhur ende.

Së dyti, mund të ketë një goditje kundër udhëheqjes ukrainase, duke u përpjekur të eleminojnë presidentin Volodimir Zelenski, dhe këshilltarët e tij në bunkerët e tyre nëntokësorë.

Së treti, mund të ketë një sulm bërthamor mbi një objektiv ushtarak ukrainas, ndoshta një bazë ajrore apo një depo furnizimi, që nuk ka për qëllim të dëmtojë civilët.

Së katërti, mund të synohet shkatërrimi i një qyteti ukrainas, duke shkaktuar shumë viktima te civilët, dhe duke shkaktuar terror për të sjellë një dorëzim të shpejtë të Kievit, të njëjtat synime që motivuan sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki.

Çdo përgjigje nga administrata Bajden do të bazohej jo vetëm te mënyra se si Rusia përdor një armë bërthamore kundër Ukrainës, por ç’është më e rëndësishmja, te mënyra se si sjellja e ardhshme e Rusisë mund të ndikohet nga përgjigjja e SHBA-së.

A do ta inkurajonte kjo Putinin të tërhiqej apo të shtonte sulmet? Eksperti veteran amerikan Sam Nun, mendon se nëse Rusia përdor një armë bërthamore në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përgjigjen me një sulm bërthamor. Ai favorizon një lloj përshkallëzimi horizontal, duke bërë gjithçka që është e mundur për të shmangur një luftë bërthamore midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Për shembull, nëse Rusia e godet Ukrainën me një raketë bërthamore të lëshuar nga një anije, Nun mbështet fundosjen e menjëhershme të asaj anije. Numri i viktimave ukrainase duhet të përcaktojë edhe ashpërsinë e përgjigjes amerikane, dhe çdo përshkallëzim duhet të kryhet vetëm me armë konvencionale.

Në shenjë hakmarrjeje mund të fundoset e gjithë flota ruse e Detit të Zi, dhe po ashtu mund të vendoset një zonë e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, edhe nëse kjo nënkupton shkatërrimin e të gjitha njësive kundërajrore në territorin rus. Që nga fillimi i pushtimit, kërcënimet bërthamore të Rusisë kanë synuar të dekurajojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s, që t’i ofrojnë furnizime ushtarake Ukrainës.

Dhe kërcënimet mbështeten tek aftësitë ushtarake të Rusisë. Vitin e kaluar, gjatë një stërvitjeje me rreth 200.000 trupa, ushtria ruse praktikoi fillimin e një sulmi bërthamor ndaj forcave të NATO-s në Poloni. “Sa më gjatë të vazhdojë kjo luftë, aq më shumë do të shtohet presioni ndaj Rusisë për të sulmuar linjat e furnizimit nga vendet e NATO-s në Ukrainë”, – thotë Nun.

Dhe kjo do të rrisë rrezikun e gafave dhe gabimeve serioze. Një sulm i qëllimshëm ose i paqëllimshëm rus ndaj një vendi të NATO-s mund të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Gjatë verës së vitit 2016, anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Barak Obama organizuan fshehurazi një lojë lufte, në të cilën Rusia pushton një vend të NATO-s në Baltik dhe më pas përdor një armë taktike bërthamore me rreze të ulët kundër forcave të NATO-s, për t’i dhënë fund konfliktit me kushte të favorshme.

Siç përshkruhet nga Fred Kaplan në librin tij të vitit 2002 “The Bomb”, dy grupe zyrtarësh të Obamës arritën në përfundime shumë të ndryshme rreth asaj se çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara. I ashtuquajturi Komiteti Kryesor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare – që përfshin oficerët e kabinetit dhe anëtarët e shefave të përbashkët të shtabit – vendosi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të hakmerreshin me armë bërthamore.

Çdo lloj tjetër përgjigjeje, argumentoi komiteti, do të tregonte mungesë vendosmërie, do të dëmtonte besueshmërinë e Amerikës, dhe do të dobësonte aleancën e NATO-s. Por zgjedhja e një objektivi të përshtatshëm bërthamor ishte e vështirë. Goditja e forcës pushtuese të Rusisë do të vriste civilë të pafajshëm në një vend të NATO-s.

Nga ana tjetër, goditja e objektivave brenda Rusisë, mund ta përshkallëzojë konfliktin në një luftë bërthamore gjithëpërfshirëse. Në fund, zëvendësanëtarët e stafit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare luajtën të njëjtën lojë lufte dhe dolën me një përgjigje të ndryshme. Kolin Kal, që në atë kohë ishte këshilltar i zëvendëspresidentit Bajden, argumentoi se hakmarrja me një armë bërthamore do të ishte një gabim i madh, duke sakrifikuar pozitën e lartë morale.

Kal rekomandoi se do të ishte shumë më efektive një kundërpërgjigjeje me një sulm konvencional, dhe kthimi i gjithë opinionit botëror kundër Rusisë për shkak të shkeljes së tabusë bërthamore. Asnjë nga ekspertët e sigurisë kombëtare që intervistova, nuk mendon se Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin një armë bërthamore në përgjigje të një sulmi bërthamor rus në Ukrainë.

Skot Sagan, bashkëdrejtor i Qendrës për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Universitetin e Stenfordit, beson se rreziku i përdorimit të një arme bërthamore nga Rusia ka rënë muajin e kaluar, pasi luftimet janë zhvendosur në Ukrainën Jugore. Sipas tij Putin nuk ka gjasa të ndotë me radioaktivitet territorin që ai shpreson të pushtojë./Eric Schlosser “The Atlantic” – Përkthyer nga CNA.al

Next Post
Sulm “masiv” nga Bjellorusia, Shërbimi i Inteligjencës ukrainase: Është përpjekje e Moskës për të përfshirë Minskun në luftë

Sulm “masiv” nga Bjellorusia, Shërbimi i Inteligjencës ukrainase: Është përpjekje e Moskës për të përfshirë Minskun në luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In