• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimi nga ndryshimet klimaterike, shtohen përmbytjet dhe ditët e nxehta

by A R
16/04/2018 22:57
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 1,6 miliardë euro financime i duhen Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme për të siguruar ujë për popullatën, bujqësine dhe industrinë.

Në strategjinë e miratuar nga qeveria, thuhet se burimet ujore pritet të ulen me 14 për qind deri në vitin 2050 për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe kjo gjë kërkon ndërhyrje me investime.

Por, sipas Institutit të Gjeo-Shkencës, ndryshimi klimës është fakt. Profesor Petrit Zorba, përgjesës për Departamentin e Klimës në Institutin e Gjeo-Shkencës thotë se rritja e temperaturave dhe ulja e sasisë së reshjeve është konstatuar në 10 vitet e fundit.

“Sipas modeleve të ndryshme klimatike pritet në shkalle globale, kontintentale apo në shkallë rajonale që në vitin 2050, apo në 2070 të kemi reshjet të ulta me 15 apo 20 për qind, ndërkohë që praktikisht vetëm në 10 vitet e fundit këto ndryshime janë verifikuar tashmë. Pra nuk ka nevojë që të presim deri në 2030 apo 2050, ku ndryshimet do të jenë akoma më të theksuara”, paralajmëron profesori Zorba.

Rënia e sasisë së reshje është shoqëruar me përqëndrimin e tyre në pak ditë, çka rrit rreziqet që mund të vijnë nga përmbytjet.

“Nëse më parë këto reshje binin në një numër ditësh 100 të supozuar, këto tani bien në një numër sigurisht më të vogël, por numri i ditëve me reshje me prag mbi 30 milimetra që janë reshje intensive është shtuar”, sqaron profesor Petrit Zorba.

Por ndryshimi i klimës nuk duhet parë nën kendvështrimin problematik. Ka sektorë të ekonomisë që mund të nxjerrin përfitime.

“Për energjitë altenative, apo të rinovueshme ne kemi më shumë mundësi të kemi energji diellore, gjithashtu po të marrim periudhën e vegjetacionit, ajo ka një kohë zgjatje më të madhe, i fillon pak më herët, fillon 2 javë më herët dhe mbaron 1 javë më vonë, që do të thotë që kemi një periudhë vegjetacioni më të gjatë me mundësi të prodhimeve bujqësore më të mëdha”, deklaron kreu i Institutit të Gjeo-Shkencës./TCH/a.m.

Next Post
Shifra befasuese: Banka e Shqipërisë asgjesoi 84 miliard lekë si “të dëmtuara”

Raporti, Shqipëria me ekonomi bujqësore, tendenca drejt shërbimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In